E mërkurë, 28 Korrik 2021
17:38
Macron ‘shndërrohet’ në kurorë lulesh gjatë vizitës në ishullin francez të Paqësorit (fotot)

Presidenti Emmanuel Macron u mbulua sot me bujarinë e vendasve gjatë vizitës në një ishull të largët francez të oqeanit Paqësor.

17:29
“Benzi” me 195 km/h në aksin Levan-Vlorë nuk i bindet urdhrit të policisë/ Arrestohen 8 shoferë gjatë 24 orëve të fundit

Tetë shoferë janë vënë në pranga gjatë 24 orëve të fundit, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

17:27
Breshëri gjigant shkatërron makinat, alarmi: Mos dilni nga shtëpia!

Stuhia e dhunshme e breshrit që goditi disa pjesë të Italisë, shkaktoi radhë të gjata trafiku dhe dëmtimin e disa makinave.

17:04
OSHEE: Nesër 6 orë pa drita në këto zona të Tiranës

OSHEE ka njoftuar se ditën e nesërme do të ketë stakim të energjisë elektrike për gjatë orë në disa zona të kryeqytetit.

17:00
Gjejnë “gurin” në oborrin e shtëpisë, ishte zafir 100 milionë dollarë!

Po gërmonin për të hapur një pus në oborrin e shtëpisë në Ratnapura të Sri Lankës, kur ndeshën papritur në një gur të madh të bardhë me damarë blu.

16:59
Gjermania olimpike është një zhgënjim, eliminohet në fazën e grupeve

Pas medaljes së argjendtë të fituar në Rio de Janeiro në vitin 2016, përfaqësuesja olimpike e Gjermanisë në futboll nuk ia del të kalojë fazën e grupeve në “Tokyo 2020”.

16:56
Estetistja rrihet barbarisht, humbet fëmijën pas pengmarrjes nga burri xheloz (fotot)

Një konsulente bukurie është marrë peng dhe rrahur barbarisht nga bashkëshorti i saj metal-punues pasi i kishte kërkuar divorcin, dhe gjithashtu duke humbur beben e saj tetë javëshe në bark, njoftoi policia ruse.

16:52
Vatër zjarri në pyllin e Kreshpanit në Cakran, zjarrfikësit punojnë me mjete rrethanore për shuarjen e flakëve

Një vatër zjarri ka rënë në pyllin e Kreshpanit në Cakran të Fierit. Nën flakë ndodhen pisha, por më rrezik është zona tek kodrat me ullinj.

16:45
Mbetet më i miri/ Observatori diellor 2300 vjeçar ua kalon atyre modernë!

Observatorit diellor më të vjetër në kontinentin amerikan i është dhënë statusi i trashëgimisë botërore të Unesco-s.

16:43
“Humb betejën me Covid 74-vjeçari”/ Ministria e Shëndetësisë nxjerr bilancin: Rritet numri i të shtruarve në spitale

Pas 32 ditësh në 24 orët e fundit është shënuar viktima e parë nga COVID në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë në vendin tonë njofton se pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në spitalin Infektiv, nuk e ka fituar dot betejën një qytetar 74 vjeç nga Kurbini, i cili nuk ishte vaksinuar ndaj Covid19.

16:39
Biden nuk përjashton luftën me Rusinë e Kinën: Po vazhduan sulmet kibernetike…

Sulmet e mëdha kibernetike në SHBA mund të çojnë drejt një lufte të vërtetë, paralajmëroi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

16:38
Zjarret zhurisin Spanjën e Sardenjën, ekspertët: Edhe më keq në gusht!

Zjarre shkatërruese janë përhapur në disa pjesë të jugut të Europës, duke zhuritur hapësira të tëra të peizazhit spanjoll e grek e duke detyruar mbi 1000 vetë të braktisin shtëpitë në Sardenja të Italisë.

16:37
SHBA ndryshon udhëzimin: Edhe ata që kanë bërë vaksinë, të mbajnë maskë!

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara ndryshoi disa udhëzime në lidhje me mbajtjen e maskës.

16:33
7 minuta: UFO filmohet duke fluturuar në krah të avionit, ndryshon formë!

Pasagjeri i një avioni mbeti i hutuar nga ajo që pa jashtë dritares: një objekt i çuditshëm, që të bënte menjëherë të mendoje për Ufo-t, fluturoi në krah të mjetit për të paktën 7 minuta.

16:23
Greg Rama në pushime me Dua Lipën në jug të Shqipërisë: Kemi mundësi edhe për më mirë…

Këngëtarja e njohur Dua Lipa ndodhet prej disa ditësh në Shqipëri me familjen dhe të dashurin e saj ndërsa po shijon pushimet në jug.

16:22
S’ka para për riparime, gjysma e luftanijeve britanike dalin “jashtë loje”

Gjysma e anijeve të mëdha luftarake të Britanisë janë jashtë shërbimit për riparime.

16:21
“Nuk mund të jetë i njëjti person”/ Rrjetet sociale ‘tërbohen’ nga transformimi dramatik i gruas pas makiazhit (fotot)

Ndryshimi “i shkëlqyeshëm” i një gruaje ka përçarë opinionin në rrjet, teksa shumë sugjeronin se transformimi i saj shokues nuk është i vërtetë.

Blogger-ja e njohur si Valeria Voronina, që besohet se është nga Rusia, shpërndau videon e saj të makiazhit ekstrem në rrjetin TikTok , e cila ka mbledhur tashmë 31.2 milionë shikime.

16:05
Tokio regjistron rekord të rasteve me koronavirus

Rajoni i Tokios ka regjistruar 3,177 raste të reja me koronavirus, njëherësh rekord ditor, mirëpo vetëm 16 raste janë të lidhura me Lojërat Olimpike.

15:54
64 vjeçarja pret fëmijën që bie nga dritarja 7m e lartë, teksa kthehej nga pazari në Rusi (fotot)

Një gjyshe heroinë që po kthehej në shtëpi nga supermarketi, pa një fëmijë që po varej rrezikshëm nga dritarja e katit të dytë.

15:52
Shqiptari më i urryer në SHBA, shlyen borxhet me shtetin amerikan

Albumi të cilin Wu-Tang Clan shpenzoi 6 vjet për ta krijuar, i kushtoi 2 milionë dollarë Martin Shkrelit për ta blerë. Tani, është pikërisht ai që e nxjerr nga telashet shqiptarin më të urryer në SHBA.

15:47
Fitueset e garave të notit/ Ledekcky merr medaljen e artë në garën e 1500 metrave

Legjenda amerikane e notit Katie Ledecky më në fund fitoi medaljen e saj të parë të artë në Lojërat Olimpike të Tokios.

15:38
Ambasada amerikane për raportin e OSBE/ ODIHR: Të zbatohen rekomandimet për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri!

Ambasada amerikane në Tiranë në një reagim për raportin final të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit thotë se palët duhet të zbatojnë rekomandimet e bëra në raport.

15:36
Vllaznia pret Limassol/ Nesër ndeshja e kthimit në stadiumin e Shkodrës

Vllaznia do të luajë këtë të enjte ndeshjen e kthimit ndaj Limassol në Conference Leagule me skuadrën shkodrane që do të kërkojë të bëjë historinë e të kualifikohet për herë të parë në turin e tretë të një kompeticioni evropian.

15:20
Fatos Tushe mbetet në burg/ U arrestua për korrupsion. Kërkoi lirinë për shkak të shëndetit

Disa mbështetës të ish-kryebashkiakut të Lushnjes pritën me orë të tëra jashtë gjykatës së Posaçme për një vendim që do ta nxirrte atë nga burgu.

15:19
Lagje e re për 11 mijë banorë/ Tiranë, Veliaj inspekton punimet në zonën e 5 majit

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj pa ecurinë e ndërtimit të lagjes së re me banesa, në zonën e 5 majit në kryeqytet nga ku synohet që në muajt maj-qershor të vitit 2022 banorët të kenë hyrë në apartamentet e reja.

15:19
PD: Shqipëria vendi më i korruptuar/ Jorida Tabaku: Vendin e ka kapur një qeverisje okulte

Partia Demokratike përmes Jorida Tabakut komentoi raportin e DASH për klimën e biznesit publikuar një ditë më parë nga ku theksohej se shqetësimi kryesor është korrupsioni, mungesa e transparencës me tenderat, konkurrenca e padrejtë, informalitetit dhe ndryshimi i shpeshtë i ligjeve.

15:18
Ben e Jennifer nisin turne pushimesh në Capri, ish i dashuri Alex Rodriguez prapa tyre (fotot)

Jennifer Lopez shpëtoi paq pa u përballur me ish-të fejuarin e saj Alex Rodriguez, teksa mbërriti sot në Capri, të Italisë per pushime, me të dashurin “e përsëritur” Ben Affleck.

15:14
Përvëlim në qytetin e gurtë! Gjirokastra, sot ndër qytetet më të nxehta me temperatura 41-42 gradë

Në rrugët me kalldrëm të Gjirokastrës, temperaturat sot janë bërë të padurueshme.

15:06
Elbasan, sot 43 gradë/ I nxehti përvëlues bën të pamundur edhe lëvizjet

Elbasani, Cerriku e Belshi janë pushtuar sërish nga një valë e të nxehtit.

15:06
Panik nga tërmeti në Shëngjin/ Pushuesit dalin në rrugë, kalojnë natën nëpër makina

Lëkundje të forta sizmike janë ndjerë mbrëmjen e kaluar në qytetin e Lezhës por dhe ne zonën bregdetare te Shëngjint.

15:04
Tymi i plehrave mbulon Fierin prej dy ditësh/ Fusha e mbetjeve po digjet, në qytet situatë alarmante!

Qyteti i Fierit prej dy ditësh është mbuluar nga retë toksike të tymit që del nga fusha e mbetjeve urbane fare pranë qytetit.

15:01
Temperaturat e larta pushtojnë vendin/ Qytetarët mbushin plazhet

Temperaturat e larta mbushin plazhet e Adriatikut. Mijëra njerëz i janë drejtuar plazheve të Durrësit e Kavajës për t’i shpëtuar të nxehtit afrikan të këtij fund korriku.

14:52
Keqardhje për Shqipërinë, Briken Calja humb për vetëm 1 kg medaljen e bronztë!

Briken Calja e humb për vetëm një kg medaljen e bronztë në “Tokio 2020”. Peshëngritësi nga Shtërmeni iu afrua ëndrrës për t’i dhuruar një medalje olimpike Shqipërisë në këtë olimpiadë, por në fund u rendit në vendin e katërt. Pa rivalë kinezi Shi Zhiyong, që theu rekordin olimpik dhe atë botëror duke ngritur në total 364 kg.

14:44
I dënuar për trafikim lëndësh narkotike, kapet 48-vjeçari

Një shtetas i dënuar me burg për trafikim lëndësh narkotike është arrestuar sot në Korçë.

14:40
Skandali në Meksikë/ Video. Dy policët meksikanë, kapen duke bërë se*s gjatë orarit të punës

Dy oficerë policie në Meksikë, janë në telashe pasi  janë filmuar duke kryer marrëdhënie seksuale në makinë gjatë orarit të punës.

14:29
Protesta kundër vaksinimit të detyruar, në Europë gaz lotsjellës e pompa uji

Vende të ndryshme të BE-së po marrin masat, për të nxitur sa më shumë njerëz që të vaksionohen, por gadishmëria për imunizim po bie.

14:20
Britanikët, raporte drithëruese: Rusia po ndërton avionin e “fundit të botës”

Mediet britanike thonë se Rusia ka nisur ndërtimin e atij që ato e quajnë “avioni i fundit të botës”, një raport ky që ushqeu frikën se konfrontimi i armëve mes fuqive më të mëdha bërthamore të botës është shumë larg fundit.

14:17
Ambasadori europian i mbyll gojën Serbisë: Po s`pranuat Kosovën, harrojeni BE-në!

Ambasadori i Bashkimit Europian në Serbi, Sem Fabrizi, e bëri të qartë se dialogu mes Serbisë dhe Kosovës është një element kyç për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Europian.“Raundi i fundit i dialogut mund të ketë qenë më i vështiri nga të vështirët.

14:09
Kreu i Komunës së Rahovecit pret viktimat e aksidentit: Bashkëndjejmë dhimbjen me familjarët

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shkuar në Vermicë për t’i pritur trupat e pajetë të aksidentit tragjik në Slavnako Brod të Kroacisë.

13:55
Rezervuari i Arapajt në Durrës/ Rama publikon videon: Do të jetë gati këtë verë për t’i shërbyer fermerëve

Rezervuari artificial i Arapajt në Durrës ndihmon fermerët dhe banorët për të vaditur tokat bujqësore.

13:54
Mes dhimbjesh e lotësh, familjarët presin trupat e pajetë nga aksidenti në Kroaci (Pamjet)

10 qytetarët nga Kosova të cilët ishin nisur drejt vendlindjes mbërritën në atdhe vetëm të vdekur.

13:40
Dëshmia/ Polici shpërthen në lot: Mendova se do të vdisja në Capitol!

Katër efektivë policie dëshmuan me lot në sy para komisionit hetimor të Kongresit ku ofruan detaje mbi sulmin e një turme të zemëruar të mbështetësve të Presidentit të atëhershëm Donald Trump në Kapitol në 6 janar, në një përpjekje të pasuksesshme për të bllokuar certifikimin e fitores së demokratit Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar.

13:34
Kërkoi lirinë me arsyetimin e gjendjes së rëndë shëndetësore/ Lihet në burg Fatos Tushe, ish-kryebashkaku i përfshirë në tenderin korruptiv

Apeli i GJKKO-së ka lënë në burg ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe pas mbi 3 orësh seancë gjyqësore.

13:30
“Do të jap licensën për farmacist”/ Arrestohet mashtruesja nga Kavaja, kapet mat duke i marrë qytetarit 10 mijë euro

Finalizohet operacioni policor i koduar “Premtimi i rremë”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimit, me qëllim përftimi.

13:04
Tiranë/ Humb jetën bebja e porsalindur

Një foshnje e porsalindur ka ndërruar jetë në maternitetin në Tiranë.

12:53
“E supershfrytëzuar”, shkencëtarët : Shenjat “jetike” të Tokës po zbehen!

Shenjat jetike të Tokës po dobësohen me ritme rekord, paralajmërojnë një grup shkencëtarësh me influencë, sipas të cilëve disa të dhëna të klimës janë tani tepër evidente.

12:52
Nesër “Forumi Ekonomik”/ Rama, Vuçiç dhe Zaev takim në Shkup

Kryeministri Edi Rama, homologu i tij i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç do të zhvillojnë ditën e nesërme, 29 korrik,  “Forumin Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal”, i cili do të mbahet në Shkup.

12:41
Do t’i shiste drogë të miturit, kapet 25-vjeçari në Fier

Një 25-vjeçar është arrestuar në Fier pasi kishte bërë gati kanabisin për t’ia shitur një të mituri.

12:27
Vapa përvëluese nuk i pengon turistët në Durrës të vizitojnë monumentet historike dhe të shëtisin në qytet (Pamjet)

E sotmja është një ndër ditët më të nxehta të kësaj vere, me temperatura qëe pritet të shkojnë 43 gradë Celsius në mesditë.

12:26
Fieri mbulohet nga reja e tymit. Prej dy ditësh digjet plastikë në fushën e mbetjeve pranë qytetit

Qyteti i Fierit prej dy ditësh është mbuluar nga retë toksike të tymit që del nga fusha e mbetjeve urbane fare pranë qytetit.

12:23
Veliu pret delegacionin e EUROPOL/ Forcim të marrëdhënieve në luftën ndaj krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu priti në një takim pune, delegacionin e EUROPOL-it të kryesuar nga z. Andzejus Roginskis dhe z. Roberto Garbini, përfaqësues të Departamentit të Krimeve të Rënda dhe të Organizuar në EUROPOL.

12:15
Zbulohen avuj uji në hënën e Jupiterit, “mund të jetë e banueshme”!

Astronomët kanë zbuluar prova të avujve të ujit në atmosferën e hënës së Jupiterit, Ganimedi, ç’ka i ka shtyrë shkencëtarët të besojnë se një dëshmi e tillë mund të sigurojë njohuri të reja mbi mundësin që “sisteme ekzoplanetare si Jupiteri” të jenë të banueshme, thuhet në një deklaratë për shtyp të NASA-s.

12:02
Tragjedia përsëritet: Përmbyset varka, vdesin në det 60 emigrantë mes tyre gra e fëmijë

Të paktën 57 vetë humbën jetën pas përmbysjes së një anije të vogël e të mbingarkuar me emigrant pranë brigjeve të Libisë.

11:56
Kthehen 27 të mbijetuarit e aksidentit/ Mbërritën nga Kroacia në mbrëmje në aeroportin e Prishtinës

Ishin këto fjalët e vetme që Lindita Zeka nga Gjakova i mori nga vajza e saj, Ilda, mëngjesin e kobshëm të së dielës.

11:46
Vlorë/ Jo vetëm në det, qytetarët rendin pas çezmave në rrugë për t’i shpëtuar vapës

Freskia e ujit të detit mesa duket nuk i freskon mjaftueshëm njerëzit në këto ditë me temperatura të larta në qytetin e Vlorës.

11:37
Pamjet kaotike/ Digjen plehrat në Fier, tymi toksik mbulon gjithë qytetin

Në fushën e mbetjeve urbane në Fier vijojnë të digjen mbeturinat.

11:20
Seanca e ish-kryebashkakut të përfshirë në tenderin korruptiv, Fatos Tushe kërkon lirinë: Jam në gjendje të rënduar shëndetësore

Seanca gjyqësore në Apelin e GJKKO-së për ankimin e ish-kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe vijon prej dy orësh, ndërsa drejtohet nga gjykatësja Nertina Kosova.

11:15
Polaku me “Ferrari” sfidon çdo limit! Ecën me 231 km/h në Bypass-in e Fierit, momenti kur ‘e kap’ radari

Një 50-vjeçar nga Polonia është arrestuar sot në Fier, pasi u kap duke lëvizur me shpejtësi tre-fish mbi normalen.

11:01
Pamjet e aksidentit tragjik në Fier, që i mori jetën shoferes 19-vjeçare dhe plagosi 23-vjeçarin

Një vajzë 19 vjeçe humbi jetën një natë në parë në by pass-in e Fierit, pasi makina që ajo po drejtonte ka dalë nga rruga.

10:39
Ndodh në Tiranë/ Braktisi qenin, dënohet qytetari. Kafshoi një grua ndërsa kishte dalë nga liqeni

Një burrë i cili braktisi qenin e tij ndërsa kishin dalë për shëtitje në liqenin artificial të Tiranës, sot mund të ishte duke bërë burg. Por pse?

10:36
Zvarritje të çështjeve, lirim para kohe e shkelje të renda etike/ ILD inspektim në disa prokurori, nën hetim 18 magjistratë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka vendosur të zhvillojë inspektim në disa prokurori të vendit, ndërsa në shënjestër ka vënë ato të rretheve Elbasan, Vlorë dhe Dibër.

10:34
I shpallur në kërkim për kultivim droge, arrestohet 55-vjeçari në Berat, në pranga dhe pronari i shtëpisë ku fshihej

Një 55-vjeçar është kapur në Berat, pasi është dënuar me burg për trafikim të lëndëve narkotike.
Shtetasi me iniciale L.S. u kap në shtëpinë e 58-vjeçarit me iniciale A.O. në Berat. Si rrjedhojë, ky i fundit është arrestuar dhe po hetohet për “Përkrahje të autorit të krimit”.

10:32
Shpërthimi në Gjermani/ Dy të vdekur, 5 të zhdukur dhe 31 të plagosur

Të paktën dy njerëz humbën jetën dhe 31 të tjerë u plagosën në një shpërthim të madh që ndodhi të martën në një kompleks industrial në qytetin Leverkusen të Gjermanisë.

10:22
Me kanabis me vete, arrestohet në portin e Durrësit 26-vjeçari

Një 26-vjeçar është arrestuar në Portin e Durrësit, pasi gjatë kontrollit, iu gjet lëndë narkotike e llojit kanabis në çantë.

10:06
Kapshticë/ Sekuestrohen 24.530 euro të padeklaruara

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë në bashkëpunim me autoritetet doganore, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar edhe në analizën e riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin J. D., 67 vjeç, banues në fshatin Shegas, Lushnjë.

10:03
43 gradë në Elbasan dhe Berat, 8 gradë mbi normalen në Korçë/ Si paraqitet situata meteorologjike në vend

Kjo javë është ndër më të nxehtat e kësaj verë në vendin tonë.

09:34
Manovra të rrezikshme në rrugë/ Nuk iu bind policisë dhe i kërcënoi me armë, pranga 31-vjeçarit dhe vëllait të tij

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë dhe i kanosi ata më pistoletë imituese, pas disa minutash ndjekjeje kapet dhe vihet në pranga 36-vjeçari.

09:18
Kufijtë e SHBA mbeten të mbyllur për europianët për shkak të pandemisë

SHBA vazhdon t‘ua refuzojë udhëtimin brenda vendit të tyre europianëve dhe të huajve nga vende të tjera për shkak të pandemisë së koronavirusit.

09:16
Nuk ndalen zjarret në Vlorë, digjen dhjetëra hektarë pemë në Tragjas

Zjarret që kanë ‘mbërthyer’ pyjet e Vlorës, ditët e fundit, kanë djegur dhjetëra hektar pyje dhe shkurre.

08:55
Operacioni antidrogë në Tiranë ku u sekuestrua mbi 1 kg kokainë! 5 në pranga, 1 në kërkim

Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë pas operacionit antidrogë në Tiranë të ndodhur në zonën e “Xhamamlikut”, një ditë më parë ku u shtri përtokë gazetari që po filmonte ngjarjen.

08:43
Europë/ Protesta kundër vaksinimit me detyrim

Gatishmëria për vaksinim po bie, por incidenca e infeksioneve po rritet. Vende të ndryshme në BE po marrin masat, për të nxitur sa më shumë njerëz që të vaksionohen. Por nuk po mungojnë as protesta kundër këtyre masave.

08:36
Katër policë dëshmojnë në Kongres për ngjarjet e 6 janarit në Kapitol

Katër oficerë të policisë dëshmuan para një komisioni hetimor të Kongresit me lot, duke ofruar detaje të martën mbi sulmin e një turme të zemëruar të mbështetësve të Presidentit të atëhershëm Donald Trump në Kapitol më 6 janar, në një përpjekje të pasuksesshme për të bllokuar certifikimin e fitores së demokratit Joe Biden në zgjedhjet […]

08:30
Pritet të arrijnë sot në Kosovë trupat e viktimave të aksidentit në Kroaci

Trupat e viktimave të aksidentit në Kroaci pritet të arrijnë ditën e sotme në Kosovë.

08:11
Delta rikthen maskat në SHBA

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara rekomanduan që amerikanët e vaksinuar plotësisht t’i kthehen vendosjes së maskës në ambiente të mbyllura në disa vende publike, për shkak të shqetësimeve që paraqet varianti më ngjitës i koronavirusit, Delta.

07:55
Bie numri i doktorantëve të rinj, pas 2018 tre herë më pak diploma

Numri i të diplomuarve me doktoraturë ka pësuar rënie vitet e fundit si rrjedhojë e bllokimit të studimeve në këtë cikël nga sektori publik.

07:23
Tjetër ditë përvëluese, diell dhe temperatura deri në 42 gradë

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin.

07:07
Covid-19/ Sydney zgjat me 1 muaj izolimin teksa qytetet e tjera rihapen

Izolimi në Sydney të Australisë është zgjatur edhe më një muaj tjetër teksa rastet e infektimeve më Covid-19 vazhdojnë të rriten.

06:53
Presidenti Biden po shqyrton mundësinë e vaksinimit të detyrueshëm për punonjësit federalë

Presidenti Joe Biden tha se administrata e tij po shqyrton mundësinë e vaksinimit të detyrueshëm për të gjithë punonjësit federalë. Komentet e tij erdhën një ditë pasi Departamenti i Çështjeve të Veteranëve u bë agjencia e parë federale që e bëri të detyrueshëm vaksinimin për punonjësit e saj.

06:32
Katër policë dëshmojnë në Kongres për ngjarjet e 6 janarit në Kapitol

Katër oficerë të policisë dëshmuan para një komisioni hetimor të Kongresit me lot, duke ofruar detaje të martën mbi sulmin e një turme të zemëruar të mbështetësve të Presidentit të atëhershëm Donald Trump në Kapitol më 6 janar, në një përpjekje të pasuksesshme për të bllokuar certifikimin e fitores së demokratit Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar.

06:16
Ujë me limon, mësoni pse duhet ta përdorni për shëndetin

Uji me limon para gjumit është një mënyrë shumë e mirë për të hidratuar trupin me ushqyes dhe vitamina. Uji është i dobishëm për çdo qelizë të trupit dhe ka efekt pastrues për organizmin.

05:57
Zbuloni mënyrat natyrale se si të mbroni veshkat

Në mjekësi, veshkat njihen të kenë çelësat e pushtetit në organizëm, sepse në këto organe ruhet dhe shpërndahet energjia e dobishme për trupin. Veshkat filtrojnë gjakun, ekuilibrojnë lëngjet dhe rregullojnë nivelin e aciditetit dhe alkalinës në organizëm. Ato kontrollojnë funksionet riprodhuese dhe janë burim kryesor i gjallërisë.

05:30
Koha e plazhit/ Njihuni me zgjidhjet më të shpejta kur ju djeg kandili i detit

Me fillimin e verës fillojnë shumë probleme. Ti mund të jesh duke shijuar pushimet dhe papritmas një kandil të sulmon.

05:05
Shenjat e atakut kardiak që ndryshojnë tek gratë

Shpesh, simptomat e një sulmi në zemër, veçanërisht tek gratë, mund të jenë të shumta. Edhe pse burrat dhe gratë mund të përjetojnë presion të madh në gjoks, gratë mund të përjetojnë një sulm në zemër pa e ndier presionin në gjoks.

04:38
Këto 3 shenja tregojnë se jeni në një marrëdhënie që nuk ka të ardhme

Ndonjëherë është shumë e vështirë të thuash nëse jemi në një marrëdhënie me një person që me të vërtetë kujdeset për ne apo nëse ajo thjesht pretendon të jetë i dashuruar.

03:46
FMN mban parashikimin e saj: Ekonomia globale rritet me 6% këtë vit

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) mbajti parashikimin e rritjes së prodhimit të brendshëm bruto botëror (PBB) në 6 për qind për vitin 2021, siç parashikoi në prill, ndërsa për 2022 rriti parashikimin me 0.5 pikë përqindje në 4.9 për qind.

03:13
Ardhja në Kosovë e të mbijetuarve në aksidentin në Kroaci, flasin familjarët

Sylë Gashi nga fshati Rastojicë i Deçanit ishte njëri nga shumë familjarët e shumtë që ishte prezent në Aeroportit të Prishtinës.

02:44
Destinacion Europa/ IOM: 970 migrantë humbën jetën këtë vit në përpjekje për të kaluar Mesdheun

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) njoftoi se që nga fillimi i vitit 970 migrantë kanë vdekur në rrugën e rrezikshme përtej Detit Mesdhe për në Evropë.

02:20
Bashkimi Europian: Përmbushëm premtimin, kemi vaksinuar 70% të të rriturve

70% e popullsisë së rritur në Bashkimin Evropian (BE) ka marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19), deklaroi të martën Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

01:59
Shkon mbi 3.93 miliardë numri i vaksina COVID-19 të administruara në mbarë botën

Numri i vaksinave të koronavirusit të ri (COVID-19) që janë administruar në të gjithë botën ka tejkaluar shifrën 3.93 miliardë.

01:32
Zjarre në veri të Athinës/ Shkrumbojnë shtëpi, makina dhe dhjetëra hektarë pyje dhe kërcënuan banorët e fshatrave

Për më shumë se nëntë orë forcat zjarrfikëse kanë luftuar me një zjarr të madh në një zonë pyjore në veri të Athinës që ka shkrumbuar shtëpi, makina dhe dhjetëra hektarë pyje duke kërcënuar edhe banorët e fshatrave Stamata, Rodhopoli dhe Dhioniso.

01:11
Hazard, plan “masakrues” nga Reali për të kthyer në formë

Eden Hazard, tani ose kurrë. Ancelotti kërkon të marrë maksimumin nga futbollisti belg dhe në bashkëpunim me pregatitësin atletik, Pintus, ka përgatitur një plan të rreptë në mënyrë që të riçojë belgun në standardet e disa viteve më parë, kur Reali shpenzoi mbi 100 milionë euro për t’ia marrë Chelseat. Investim që, deri tani, nuk është kthyer, pasi 5 gola në dy vjet janë fotografia e një dështimi.

00:53
Merkato e futbollit/ Jovetic transferohet në Gjermani, Pjaca drejt rikthimit në Torino

Ekipet kanë nisur përforcimet për sezonin e ri futbollistik. Kjo merkato vere deri tani ka qenë mjaft interesante, por pandemia ka akoma gjurmët e saj tek financat e klubeve. Më poshtë po ju paraqesim disa lëvizje të fundit në merkato.

00:44
Guardiola kërkon një qendërmbrojtës, opsion francezi i Barçës

Manchester City, në ndryshim nga sa ka ndodhur në dekadën e fundit, ka qëndruar i qetë në merkato, duke mos kryer asnjë transferim. Merkatoja e “sky blues” ka funksionuar vetëm në dalje me largimet e Agueros, Eric Garcias, Angelinos e Jack Harrison, ndërsa në hyrje asnjë lëvizje për t’u evidentuar, vetëm futbollistë që janë kthyer nga huazimi.

00:25
Zyrtare, Tottenham shet Alderweireld në Katar

Pas Jan Verthongen një tjetër qëndërmbrojtës belg largohet nga Tottenham por me një vit vonesë. Bëhet fjalë për Toby Alderweireld i cili është transferuar zyrtarisht në Katar te Al Duhail.

00:07
E rëndë në Fier/ Makina del nga rruga, humb jetën 19-vjeçarja dhe plagoset një 21-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypassin e Fierit ku një automjet tip”Benz” ka dalë nga rruga.

E martë, 27 Korrik 2021
23:58
Paraqitje pozitive e Hysajt, por Lazio ngec ndaj Padovas

Ndalesa e parë për Lazion e Maurizio Sarrit në miqësoret e kësaj vere. Skuadra bardhekaltër nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në testin përballë Padovas që u zhvillua në Auronzo di Cadore.

23:46
Foto/ Mbërrijnë në Kosovë të mbijetuarit e aksidentit tragjik në Kroaci, priten nga Kurti, Osmani dhe Konjufca

Kanë mbërritur sonte në Kosovë 21 bashkatdhetarë, të cilët i mbijetuan aksidentit tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë. Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” ata janë pritur nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

23:20
Durrës/ Bie nga lartësia, 21-vjeçari shtrohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen nr 1 në Durrës ku shtetasi me iniciale Xh.R, 21-vjeç ka rënë nga lartësia e një pallati.

22:55
Politikani lituanez dënohet me burg për spiunim për Rusinë

Një gjykatë në Lituani dënoi politikanin Algirdas Paleckis me gjashtë vjet burgim, pasi e shpalli fajtor për spiunim për Rusinë.

22:49
Allegri: Ronaldo duhet të marrë më shumë përgjegjësi, Dybala…

Massimiliano Allegri u prezantua zyrtarisht si trajner i Juventusit, edhe pse punën me bardhezinjtë në Cotinassa e ka nisur prej dy javësh.