Shpëtuan nga ‘kampi i ferrit’ në Siri/ Gruaja dhe fëmijët e saj akomodohen në banesat sociale në Shkozë

24/11/2021 19:53

Një grua dhe fëmijët e saj, që dolën muaj më parë nga kampi sirian do të sistemohen në një nga banesat sociale në Shkozë.

Është një zonjë me shumë fëmijë që është shpëtuar nga kampet e luftës në Siri dhe që nuk ka familjarë të tjerë. Ne kemi pranuar t’i japim një shtëpi në Tiranë dhe më pas me shërbimet sociale do sigurohemi që dhe fëmijët të integrohen, të futen në shkollë”, u shpreh kryebashkiaku Erion Veliaj.

Operacioni i fundit i qeverisë për të nxjerrë shtetasit shqiptarë nga kampet e ferrit në Siri u krye me sukses në muajin gusht, kur nga kampi Roj u nxorën 14 fëmijë dhe 5 gra.

Shpëtimi i shqiptarëve është bërë me ndihmën e kreut të sigurisë kombëtare të Libanint Gjeneral, Abas Ibrahim, ndërsa janë angazhuar drejtues të lartë të qeverisë shqiptare e libaneze, që kanë shprehur vullnetin për të nxjerrë nga Siria të gjithë gratë e fëmijët shqiptar. Integrimi i tyre në shoqërinë shqiptare më pas është i vështirë dhe kërkon kujdes të veçantë.

Top Channel