Për 16 ditë rresht bashkia e Lushnjes nëpërmjet shërbimit social ka nisur të kryejë disa aktivitete kundër dhunës në familje.

Dhuna kundër gruas, sipas kryetares së bashkisë Eriselda Sefa është shtuar sidomos në periudhën e pandemisë.

Problemet sociale, ekonomike e kulturore renditen të parat ndër faktorët e dhunës. Qëllimi i aktiviteteve të tilla ka të bëjë me thyerjen e heshtjes së personave të dhunuar.

Shifrat e sakta të dhunës në familje nuk janë bërë publike për rrethin e Lushnjes, por rastet e denoncimeve janë shtuar këtë vit.

Top Channel