Top Story/ Dy autopsitë që vërtetojnë dhunën e ushtruar ndaj shqiptarit, ende nuk është zbardhur e vërteta

24/11/2021 23:30

Të dy autopsitë si ajo shqipatre dhe ajo greke cilësojnë se vdekja është shkaktuar nga goditja në kokë. Por ekspertiza greke nuk e cilëson se goditja në kokë është shkatuar nga mjetë i fortë jo prerës. Mjet ky që i ka shkatuar edhe plagë të tjera në trup.

Në këto kushte familjarët e Pëllumit janë drejtyuar shtetit grek duke kërkuar drejtësi për atë që i ndodhi djalit të tyre. Nga pala greke ju është kërkuar që të bëjnë durim se e vërteta do të zbardhet.

“Ne na u premtua nga prokuroria greke se do ta zbardhim të vërtetën gjithashtu edhe nga shteti shqiptar që do ta ndiqte cështjen. Por ka pesë vite që jo që nuk e zbardhi kush të vërtetën por fshehën edhe provat dhe e kanë mbyllur si cështje, si vrasje paautor. Ne mbajtëm shpresa për 5 vite pasi gjithcka ka ndodhur në ambientet e policisë së shtetit. Ku ka kamera, ka dëshmitarë se ka patur edhe njerëz të tjerë aty që kanë punuar dhe është mbyllur si cështje paautor” Nikoll Marnikolaj, babai i Pllum Marnikolaj.

Vdekja e Pëllumit është edhe më e rënë për këtë familje pasi ai nuk mundi të bëhej dhëndër, nuk mundi të bëhej baba. “Kemi qënë tu prit nga dita në ditë se ai mendonte për një vajzë. E donte dhe ja kishte shprehur edhe nënës së vetë. Kjo nuk u realizua edhe për këtë jemi edhe shumë të mërzitur se po të kishte edhe një fëmijë a dy fëmijë do të ishte edhe shumë më e lehtë edhe për ne” Nikoll Marnikolaj, babai i Pllum Marnikolaj.

Por familja e Pëllum Marnikolaj nuk është dorzuar. Ata vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për djalin e tyre. Kërkojnë që të zbardhet e vërteta që ju është premtuar. “Ne kërkojmë të zbardhet e vërteta se cfarë ka ndodhur dhe pse ndodhi kjo ngjarje kaq e rëndë në një kohë që djali shkoi për të kryer detyrimin që i kishte vënë prokuroria greke” Nikoll Marnikolaj, babai i Pllum Marnikolaj.

“Kërkojmë që të zbardhet e vërteta se ajo që thonë nuk është e vërtetë dhe ne e dimë. Dhe ata e dinë, thjeshtë ne duam që të zbardhet e vërteta” Paola Marnikolja, motra e Pllum Marnikolaj. Duke lënë pas këtë histori të dhimbshme për familjen në fjalë, në mendje na vijnë disa skena dhune të bëra publike fillimisht në mendiat greke.

Top Channel