Pas kontrolleve intensive të policisë rrugore në kryeqytet janë arrestuar disa persona, ndërsa dhjetëra të tjerë janë proceduar penalisht.

Policia vijon kontrollet me në fokus parkimet e gabuara që bëhen pengesë për lëvizjen në qytet si dhe ndëshkimin e mjeteve që manifestojnë sjellje agresive në rrugë.

Policia ka arrestuar 5 drejtues automjetesh të cilët janë verifikuar duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Ndërkaq, janë proceduar për gara shpejtësie dhe mos rregullim shpejtësie në qendrat e banuara 17 drejtues mjetesh.

Po ashtu, janë proceduar për zhurma shqetësuese nga mënyra e drejtimit të mjeteve 7 drejtues automjetesh sportive.

Policia ka nisur procedimin edhe për 14 drejtues mjetesh për errësim të xhamit parapritës, dhe për 146 drejtues mjetesh për përdorim te aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

1123 automjete të ndryshme janë proceduar për qëndrim dhe pushim në kundërshtim sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit, ndërsa 80 automjete u proceduan për qarkullim në korsitë e rezervuara për shërbimin publik.

Top Channel