Llazi Gjoni sot 68 vjecc, dergjet në këtë krevat prej sëmundjes. Ai tregon se ishte duke dëgjuar lajmet, kur buka i mbeti në fyt. Në burgun e fëmijëve në Avlona të Athinës kishte patur një kryengritje. Si pasojë ishte vrarë një i burgosur shqiptar.

“I thashë time shoqje ah na iku cuni. Është shqiptar ai që ka vdekur. Buka mu preh menjëhere dhe më ra loti kështu” u shpreh Llazi Gjoni, babai i Edmond Gjonit

Që nga ai moment do të duheshin dy ditë që të merrnin vesh lajmin e vërtetë.

“Dy ditë më pas vjen një kushëri dhe na thërret. O xhaxhi Llazi shpejt mos rri asnjë sekond se të pret Dashi te posta. Kur erdhi ky po qante po bërtiste. Po prisnim se do flisnim me cunin jo se do të merrnim atë lajm” u shpreh Llazi Gjoni, babai i Edmond Gjonit
Familja s’donte ta besonte se kjo e keqe i kishte ndodhur fëmijës së tyre. Gjatë një jave, deri në momentin që erdhi trupi i pajetë ata shpresonin se mund të ishte bërë ndonjë gabim. Ata shpresonin se fëmija ityre ishte gjallë.

“Që të premten që morëm atë lajm e deri të premten tjetër se ishin dhe Pashkët vetë e dimë se ckemi hequr, prit e përcill njerëz. Kur vinte ndonjëri, ata vinin për të keqen që ishte bërë, unë ju thosha do më thoni ndonjë fjalë të mirë” u shpreh Olimbi Gjoni, nëna e Edmond Gjonit
Një nga momentet më të rënda për familjen dhe të afërmit ka qënë momenti kur në shtëpi hyri arkivoli. Dhimbja e nënës dhe e babait nuk ka nevojë të përshkruhet me fjalë, kush është prind e di.

“U cova në këmbë dhe nuk mbaj mend më se cfarë bëra. Më hodhën ujë u ngrita dola deri këtu. Ku do shkosh më thanë, do pres cunin thashë. Kur hyri cuni gjatë e gjërë, xhaxhait të cunit i ranë të fikët aty. Doja ta hapja, na kishte ardhur një letër që nuk do hapej, do rrinte vetëm pesë minuta brenda. I rash sipër se doja ta hapja por nuk e hapa dotë” u shpreh Olimbi Gjoni, nëna e Edmond Gjonit

“Se si kam dalë deri te dera aty që e prita që më erdhi, që pashë arkivolin se cafrë pashë unë. E kam pritur 7 ditë e shtatë netë. Ditën e fundit më doli në ëndërr, se plumbi e kishte marrë këtu”u shpreh Llazi Gjoni, babai i Edmond Gjonit
Deri më sot asnjë polic grek nuk është dënuar për vrasjet ndaj të burgosurve shqiptarë. Për rastin në fjalë u tha se një plumb qorr e ka zënë Edmondin gjatë kryengritjes. Por nëna e tij dyshon se i biri është vrarë qëllimisht pasi me policin që e ka qëlluar ka patur një debat më herët. Sipas saj Edmondi ka kërkuar të lahet dhe ai e ka detyruar të lahet me ujë të ftohtë.

“Kërkoj që të bëj një ballafaqim me atë që më vrau djalin. Cfarë i thanë njëri-tjetrit që e vrau. Më kanë thënë që e goditi se gjeti rastin se ai kishte kërkuar për tu larë dhe i kishte thënë lahu me ujë të ftohtë. Atë vetë me ujë të ftohtë e ka larë nëna? Ai sot patjetër që është bërë prind, ai me ujë të ftohtë e lanë fëmijën e tij? Dua vetëm një ballafaqim që të di se cfarë i thanë njëri-tjetrit që ngriti dorën gjakatatri dhe e goditi me plumb”u shpreh Olimbi Gjoni, nëna e Edmond Gjonit
Shifrat dhe raportimet mediatike janë një tregues i qartë i situatës së rëndë që ndodh me shqiptarët në burgjet greke.

“Kanë kaluar 30 vjet dhe ne kemi 62 të vdekur në burgjet greke, kemi 27 të vdekur vetëm në 29 muaj. Është një alarm që duhet të jepet” u shpreh Shpëtim Zinxhiria, gazetar

Top Channel