Një tjetër demokrat tjetë ka denoncuar falsifikimin e firmës së tij në Open.

Bujar Kula në një mesazh dërguar gazetares Eni Vasili, thotë se i është falsifikuar firma pasi ai nuk ka firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më datë 11 dhjetor, nismë e ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Zonja Eni Vasili, edhe unë kam të njëjtin problem si zonja më parë. Nuk kam firmosur për thirrjen e Kuvendit më datë 11 dhe më kanë falsifikuar firmën,”- thuhej në mesazhin e Kulës që u lexua nga Vasili.

lexo edhe: https://top-channel.tv/2021/11/24/nuk-kam-firmosur-delegatja-e-pd-nderhyn-ne-open-denoncon-live-falsifikimin-e-formulareve-ne-foltoren-e-berishes44/

Top Channel