Nga 750 mijë euro në 30 milionë, Como po çmend Europën, ja si ndërtoi skuadrën që po bën histori
Napoli pëson një tjetër humbje në transfertë pas asaj me Interin në kampionat. Skuadra e Luciano Spalletit u mposht 2-1 në të ftohtin e Moskës kundër Spartakut, sfidë e vlefshem për raundin e pestë në grupin C të Europa League, me të katërta ekipet që janë në lojë për t’u kualifikuar.
Rusët zhvilluan një pjesë të parë fantastike, të cilën e mbyllën në avantazh të dyfishtë falë dygolëshit të sulmuesit Alexander Sobolev (3’, 28’). Goli i parë u realizua me penallti, teksa 28-vjeçari tundi sërish rrjetën e ekipit italian pas një asisti të marrë nga Victor Moses.
Pushimi qetësoi disi Napolin, që shkurtoi rezultatin në minutën e 64-t, falë një gjuajtje të saktë të Elif Elmas nga brenda zonës kundërshtare. Djemtë e Spalletit, i cili aktivizoi Amir Rrahmanin 12 minuta përpara fundit, tentuan barazimin, por presioni dhe sulmet nuk sollën golin.
Përfundimisht 2-1 për Spartakun e Moskës, që ia del të fitojë për herë të dytë ndaj Napolit (2-3 në “Diego Armando Maradona”) dhe kryeson grupin C me 7 pikë, po aq sa numëron ekipi italian, teksa Legia e Varshavës dhe Leicester City, që do të ndeshen sonte në mbrëmje në Angli, numërojnë nga 6 dhe 5 pikë.
Top Channel