Veliaj poston videon me pamje fantastike: Mirëmëngjesi nga lagjja e re e Ndroqit!

25/11/2021 10:05

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thotë “mirëmëngjesi” me një video fantastike nga lagjja e re në Ndroq.

“Mirëmëngjesi nga Lagjja e Re e Ndroqit!”, shkruan Veliaj në Twitter, teksa puna pë shtëpitë e reja atje duket se është drejt përfundimit.

350 banorë të Njësisë Administrative Ndroq, të cilët mbetën të pastrehë nga tërmeti i 26 Nëntorit, do të sistemohen në lagjen e re, të urbanizuar, me shtëpi të reja, më cilësore se ato që kishin.

Top Channel