Gjinekologu italian ofronte të bënte s*ks me gratë për t’i ‘shëruar infeksionin’, si ‘kurë alternative’ (fotot)

24/11/2021 20:42

Një doktor italian që nisi të njihej ndryshe si “Dr. Flauti Magjik” është demaskuar si mashtrues pas prendimeve se ofronte të bënte seks me pacientet femra për t’i “kuruar” nga virusi kancerogjen.

Dr. Giovanni Miniello, 60 vjeçari gjinekolog në qytezën jugore të Bari, i tha një gruaje 33-vjecare se ishte infektuar me papiloma-virus, sëmundja seksualisht e transmetueshme që mund të shkaktojë kancer, megjithse testi i saj ishte negativ, raporton rrjeti Newsflash.

“Kam shëruar shumë gra nga kanceri. Të gjitha ato me të cilat kam pasur kontakt, më pas rezultuan negative,” i kishte thënë doktori gruas.

Por pacientja — e identifikuar vetëm si Anna Maria — vendosi të kontaktonte të përditshmen vendase  La Repubblica, duke thënë se Miniello e kishte prekur në mënyrë të papërshtatshme në gjoks dhe i kishte thënë se i pëlqejnë “gratë që i kanë të vogla”.

Ajo tregon më tej se u shokua kur ai i propozoi të bënin seks, kur i kërkoi rezultatin e testit Pap për virusin.

Prandaj gruaja kontaktoi më tej me programin investigativ  “Le lene,” të cilët pajtuan një aktore për të shkuar te doktori problematik, si paciente e rreme.

Miniello i kishte thënë asaj se kishte “pika të badha” në zonën gjenitale që tregonin për prezencën e virusit HPV. Më pas ai i ofroi të bënte seks me të duke pretenduar se “do t’i jepte gruas imunitet”, pasi ishte vaksinuar për virusin.

Kur aktorja i kërkoi doktorit mbrojtje gjatë “marrëdhënies seksuale” ai iu përgjigj se prezervativi nuk do t’i lejonte asaj “kalimin e anti-trupave” të tij.

Pak para se doktori të bënte seks me aktoren, një gazetar hyn papritur në studio duke kapur doktorin gjysmë të zhveshur, teksa ky i fundit i thotë: “Këtë e bëj për studimet e mia — ashtu si dhe për njerëzit e tjerë që kam shpëtuar.”

Pas akuzave avokati i Miniello tha ne nje deklarate: “Unë që kam trajtuar qindra gra për disa dekada … kam propozuar një alternativë që ka dhënë rezultate”.

Ai shtonte se ‘nuk kishte detyruar kurrë’ gratë të bënin seks me të.

Pas ekspozimit televiziv të mashtruesit, 15 gra të tjera kanë denoncuar abuzimin e tij me “kurën e mrekullueshme të seksit”.

Prokuroria publike e Barit ka hapur një hetim për çështjen.

FOTO GALERI
1/5
Një doktor italian që nisi të njihej ndryshe si “Dr. Flauti Magjik” është demaskuar si mashtrues

Top Channel