Yuri Kim në Durrës: Tre prioritete kryesore të një vendi janë demokracia, mbrojta dhe biznesi

11/02/2021 13:40
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim

Duke folur për gazetarët Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim nga Durrësi, është ndalur tek tre prioritet e një vendi demokratik.

Ajo ka thënë se tre prioritetet që duhet të ketë Shqipëria është, Demokracia, Mbrojtja dhe Biznesi.

“Demokraci, biznesi dhe mbrojtja. Këto zhvillohen edhe në Durrës. Demokracia, përsa i përket luftës kundër krimit të organizuar, gjithashtu kam folur me drejtorin e autoritet portual dhe atë të doganave,. Kemi rëndë dakord që janë disa hapa taktik që të mund të mbyllen kritikat tek zonat e  verbëra. Duhet të shohim ku është bërë progres dhe ku SHBA mund të forcojë mbështetje. Për mbrojtjen. Stërvitja ushtarake në Ballkan. Shumë prej aktiviteteve do zhvillohen përmes portit të Durrësit. Sa i përket biznesit SHBA ka mbështetur ndërtimin e Skavicës. Shikoj mundësi shumë të madhe për investime  e mëdha të SHBA. Kjo varet dhe ka të bëjë me forcimin shtetit ligjor dhe transparence procesi.” ka thënë Yuri Kim më tej.

Top Channel