Përmbytje nga veriu në jug/ Probleme në Vlorë, Durrës, Fier, Elbasan, Lushnje dhe Lezhë

11/02/2021 15:20

Reshjet e dendura të shiut në qytetin e Vlorës kanë përmbytur disa lagje. Zona e Skelës, lagja Pavarsia, 28 Nëntori, Kushtrimi ishin nën ujë këtë mëngjes dhe vijon puna për largimin e tij

Uji ka vërshuar edhe përgjatë autostradës Fier-Vlorë në afërsi te fshatit Panaja, ku nënkalimi për të shkuar në këtë fshat është i përmbytur.

Përmbytje ka patur edhe në Orikum ku nga moti i keq në aksin problematik Vlorë- Orikum,  rrëzimi i disa pemëve  ka bllokuar lëvizjen e automjeteve. Sic mësohet nga burime të OSHE në Vlorë rrezikohet nënstacioni i energjisë elektrike në Radhimë. Gjatë orëve të para të ditës edhe  llogoraja është përfshirë nga reshje breshëri

Situata mbetet problematike edhe në disa akse rrugore të qytetit bregdetar të Durrësit. Më kritike shfaqet situata në lagjet 18, 17 dhe 12 ku uji nuk eshte terhequr edhe pas nderprerjes se reshjeeve

Ne qarkun Elbasan gjate oreve te nates dhe mengjesit te sotem kemi pasur reshje shiu me intensitet te larte ne gjithe qarkun. Nga shirat e rënë ka pasur rënie inertesh në disa akse

Disa rruge në qytet dhe në fshatrat e Lushnjes janë përmbytur si rezultat i reshjeve të rëna gjatë 24 orëve të fundit. Më problematike gjendja është në fshatra, për shkak të daljes së ujit nga shtati i kanaleve kullues.

Reshjet dëmtuan më tej  edhe  rrugën e Bukmires në Mirditë që lidh fshatin me qytetin e Rrëshenit. Gjatë natës shtrati i rrugës ka rënë dhe ka patur rrëshqitje sërish duke vështiresuar lëvizjen e banorëve drejt qytetit apo dhe vajtjen e femijëve në shkollë. .

Në Bulqizë reshjet e dëborës kanë vështirësuar edhe qarkullimi e makinave dhe te minatorëve që punojnë në Zonën e Martaneshit dhe të Ternovës në njësinë administrative Zerqan

Top Channel