Shitet Ferma në Nevada/ Ka akses direkt në bazën ushtarake sekrete ‘Area 51’

11/02/2021 14:29

A ju ka shkuar ndonjëherë në mendje të blini një fermë që ju lejon të keni akses në bazën ushtarake top-secret, Area 51? Nëse po, kjo është mundësia juaj, pavarësisht se do t’ju kushtojë jo pak.

Një e tillë ka dalë në shitje për 4.5 milionë dollarë. Ferma Medlin, kufizohet me të famshmen Area 51, dhe ka qenë në pronësinë e familjes Medlin për 50 vite.

Ajo ka dalë në shitje në fund të 2020-ës dhe është e vetmja fermë bagëtish që kufizohet në mënyrë direkte me bazën më të famshme ushtarake në botë. Ferma ka edhe një leje të posaçme nga ushtria për të kullotur bagëtitë në tokë ushtarake për sa kohë që pronarët e saj e njoftojnë ushtrinë në avancë.

Ferma është po ashtu edhe një djep i historive pa fund për Area 51, ku turistë dhe njerëz që besojnë tek UFO-t, mblidhen prej vitesh.

 

Top Channel