Grabitje me armë në Roskovec/ Ngjarja në një mobileri, plagoset një person

11/02/2021 12:26

Për herë të dytë, një mobileri në Roskovec është tentuar të grabitet me dhunë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë kur hajdutët tentuan të hyjnë por janë diktuar nga pronari i mobilerisë, 65-vjeçari, Arben Çepele por edhe një i afërm i tij i cili më pas mbeti i plagosur me armë zjarri i qëlluar nga grabitësit.

Familjarët nuk pranojnë të flasin ndërsa banorët shprehen se kane dëgjuar sot mbi ngjarjen.

Autorët nuk janë gjendur ndërsa policia ka nisur kërkimet duke mbledhur edhe gjurmët e lëna në vendin e ngjarjes. Biznesi i 65-vjeçarit, i cili djalin e tij e ka emigrant në Angli është sulmuar edhe më parë. Por hajdutët nuk kanë mundur të marrin asgjë sepse janë qëlluar me armë zjarri gjahu dhe janë larguar. Në grabitjen e dytë hajdutët kanë qenë të pajisur me armë.

Top Channel