Përroi i Karbunarës del nga shtrati, përmbyt tokat përreth! Pula ‘noton’ në ujë

11/02/2021 13:58

Përroi i Karbunarës  ose siç njihet në Lushnje, Lunja e Karbunarës ka dalë nga shtrati mëngjesin e sotëm duke përmbytur oborret dhe rrugët e disa lagjeve.

Situata është me problematike në pjesët më të  ulëta të tij, ku si pasojë e bllokimeve nga plastikat apo kallamishtet në urat e përroit , uji ka hyrë në sipërfaqet e tokave bujqësore.

Ndërsa në  banesat e ngritura buzë përroit uji ka hyrë në oborre. Akoma nuk ka raportime për shtëpi të përmbytura, por në zonat ku uji i përroit ka dalë ka arritur  në lartësinë 40 cm.

Top Channel