19:19
Fitore për prindërit! Nga e hëna në të gjitha shkollat e vendit, do të zhvillohet mësim normal
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, lajmëroi se nga dita e hënë e javës së ardhshme, në të gjitha shkollat e vendit, do të zhvillohet mësim normal, pa turne dhe me kohëzgjatje normale të orëve mësimore. Ky vendim i ministres është një fitore për prindërit, të cilin kishin kërkuar me ngulm rikthimin e mësimit normal.