Tmerrohen pasagjerët/ Avioni merr flakë gjatë uljes në aeroport

01/10/2021 12:31

Ulja e një avioni në aeroportin East Midlands, në Angli, ndolli panik tek udhëtarët. Sikurse shihet në foton që po bën xhiron e rrjetit avioni ka marrë flakë, ndërsa ai prek tokën.

Sipas një raporti të Daily Mail që i referohet “gabimeve të uljes”, askush nuk u plagos kur avioni i ngarkesave 747 që ishte nisur më herët nga Leipzig, Gjermani, u ul në aeroportin anglez me një zhurmë të tmerrshme. Fotoja tregon flakët që dalin nga një prej motorëve të avionit, ndërsa tymi vazhdon të mbulojë avionin.

Nuk dihet se çfarë e shkaktoi shpërthimin në motor, por një dëshmitar okular për mediat britanike thotë se diçka hyri në motor në kohën e uljes.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel