10 ditë më parë humbi të atin/ 51-vjeçarja shqiptare përplaset për vdekje nga makina në Itali

01/10/2021 12:21

Një 51-vjeçare shqiptare e identifikuar si Albana Bega ka ndërruar jetë një ditë më parë në Itali pasi u godit nga një makinë, ndërsa po ecte me biçikletë.

Sipas medias italiane, aksidenti ndodhi pak metra larg shtëpisë së saj. Bega u dërgua në spital por nuk mund t’u mbijetonte dot plagëve që kishte marrë.

Bega bashkë me të shoqin Luan Bajraktari ishin vendosur në Itali prej 20 vitesh ndërsa nga martesa e tyre kishin edhe një djalë.
me vdekjen e saj, familja u përball me dy tragjedi brenda një kohe të shkurtër, pasi 10 ditë më pari i ati i Albanës kishte ndërrua jetë.

Top Channel