Plas në Spanjë, bashkëshortja e kryeministrit Pedro Sanchez del përpara gjykatës për korrupsion “E kalova jetën time duke rendur pas idealeve, duke luftuar mafian, por asnjë mafioz nuk ka marrë dënime të tilla” shprehet ish kryebashkiaku i Riaces në Itali, i dënuar me 13 vjet heqje lirie për menaxhimin të paligjshëm të situatës së emigrantëve.
Akuzat ndaj Mimmo Lucano janë abuzim me pushtetin, mashtrim, favorizim i emigracionit klandestin. Një letër e hapur solidariteti në mbështetje të tij, thotë se dënimi i Lucanos përfaqëson një faqe të errët në historinë e Republikës. “Ai thjesht shprehu solidaritet njerëzor, mikpritje dhe integrim kulturor, r për këtë sot kriminalizohet”, thuhet aty.
Qyteti jugor i Riaces njihej si vend që mikpriste emigrantët. Lucano mbështetes idenë që atyre t`u ofrohej shtëpi dhe punë, me shpresën se do të ndikonte dhe në ekonominë e rajonit. Por nisma e tij u pa si një “biznes i emigracionit”, dhe u godit si e tillë. Arrestimi i tij në 2018-n nxiti protesta të shumta e ngjalli debate mbarëkombëtare lidhur me projektin teksa përkrahësit e Domenico Lucanos ishin të bindur se ndalimi i tij është bërë për arsye politike.
Prangosja e tij u pas një hetimi të prokurorit publik të qytezës jugore Locri, i cili doli në përfundimin se ish kryebashkiaku ishte përfshirë në organizimin e martesave të rreme për të lejuar vajza emigrante të qëndronin në Itali.
Top Channel