Ankara/ Të mërkurën rifillojnë bisedimet eksploruese greko-turke

01/10/2021 13:45

Raundi i 63 -të i bisedimeve eksploruese midis Greqisë dhe Turqisë do të zhvillohet në Ankara më 6 tetor 2021. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një njoftimi Ministria e Jashtme greke.

Raundi i 62 -të i mëparshëm i kontakteve eksploruese u zhvillua shtatë muaj më parë, në 16 Mars, në Athinë. Takimi do të zhvillohet disa ditë pas marrëveshjes së mbrojtjes midis Greqisë dhe Francës, e cila ‘ka acaruar’ Tuqinë.

Në mëngjes, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke Tanju Bilgiç, duke iu referuar marrëveshjes greko-franceze, foli për   zonat detare dhe hapësirën ajrore, ku u shpreh se Greqia “në vend që të punojë, po armatoset dhe duke u përpjekur të tjetërsojë Turqinë” .

Top Channel