E martë, 17 Gusht 2021
19:00
Qyteti Studenti do hapet për afganët/ Të gjitha godinat në dispozicion të qëndrimit të përkohshëm

Qyteti Studenti duket se do të shërbejë si një nga vendqëndrimet për një pjesë të madhe të afganëve që do të mbërrijnë së shpejti në Shqipëri.

18:51
Pompei nuk ndalon së mahnituri/ Zbulohet tuma me mbetjet njerëzore të ruajtura më së miri (fotot)

Ish-skllavi që kishte rritur staturën e tij shoqërore, ishte internuar dhe vdiq në nekropolin famëkeq të Porta Sarno.

18:50
Facebook ndalon përmbajtjet e lidhura me talebanët

Platforma e rrjeteve sociale Facebook njoftoi se ka ndaluar llogaritë që u përkasin talebanëve, të cilët i konsideron si organizatë terroriste dhe përmbajtjet që mbështesin talebanët.

18:38
Ja si duket qendra e re urbane në Bubq, Rama: Do të jetë gati në vjeshtë

Qendra e re urbane në Bubq do të përfundojë në vjeshtë, tha kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook”.

18:23
SHISH: Organizatat e dhunshme ekstremiste përfituan nga kriza e krijuar nga COVID

Shërbimi Informativ i Shtetit ka publikuar konkluzionet e vitit 2020 nëse ndikoi pandemia e Covid- 19 në në aktivitetin e organizatave terroriste dhe ekstremiste.

18:12
Talibanët premtojnë të lejojnë gratë të studiojnë “aq sa lejon feja islame” (fotot)

Militantët talibanë të ardhur së fundmi në pushtet të plotë në Afganistan, kanë insistuar se do të garantojnë të drejtat e grave në vend, duke qartësuar se kjo do të bëhet “brenda kufizimeve të fesë islame”.

18:11
SHISH: Situata e COVID u shoqërua me dezinformim të publikut

Shërbimi Informativ i Shtetit ka publikuar konkluzionet e vitit 2020 në lidhje me ndikimin e Covid- 19 në dezinformimin e qytetarëve dhe influencimin e sistemeve politike.

18:09
Zjarr në fshatin Fatish të Peqinit, rrezikohen disa banesa

Disa banesa në fshatin Fatish të Peqinit rrezikohen nga flakët që kanë përfshirë pasditen e sotme vendin.

18:02
Cilat zona të kryeqytetit do të jenë pa drita nesër?

Disa zona në Tiranë do të jenë pa energji elektrike për disa orë, gjatë ditës së nesërme (18 gusht).

17:51
Si ndikoi COVID-19 në sigurinë e vendit gjatë vitit 2020/ SHISH publikon përfundimet

Shërbimi Informativ i Shtetit ka dalë në përfundimin se pandemia që ka prekur gjithë botën ka ndikuar në sigurinë e vendit gjatë vitit 2020.

17:36
Maqedonia e Veriut/ 8 viktima nga COVID në 24 orë, 296 raste të reja! 5.937 të infektuar aktivë

296 raste të reja me COVID janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve duke e çuar numrin total të të infektuarve që nga fillimi i pandemisë  në 162.457.

17:31
Mbytet duke u larë në Durrës 76-vjeçari

Një 76-vjeçar është mbytur duke u larë në Durrës pasditen e sotme.

17:29
“Nuk duam armiq, gratë do të punojnë brenda kornizave…“ Talebanët prezantojnë rregullat e reja në konferencën e parë për shtyp

Talebanë po japin sot konferencën e parë për shtyp, dy ditë pasi morën në kontroll të plotë Afganistanin.

17:10
Rritje e infektimeve me COVID/ 451 raste të reja dhe 2 viktima në 24 orë! 3375 qytetarë aktivë në vend

Prej ditësh tashmë kemi rritje të numrit  të të prekurve me COVID në vendin tonë si pasojë e pranisë së variantit Delta.

17:09
Qindra çiklistë nudistë ‘sikletosin’ banorët në paradën e përvitshme britanike në bregdetin e Brighton (fotot)

Qindra çiklistë të zhveshur pedalonin të dielën përgjatë bregdetit të Brighton në jug të Britanisë, me kofshë e të pasme të vrara nga shalat e biçikletave.

17:08
Veliaj në godinat e reja studentore, ku do strehohen afganët: Historia e do që të hapim zemrën dhe t’i gjendemi pranë kujtdo që na kërkon ndihmë!

Godinat e reja studentore në Qytetin Studenti, të cilat i janë nënshtruar rikonstruksionit të plotë, janë gati me mjedise të transformuara dhe kushte dinjitoze për mijëra të rinj që do të frekuentojnë universitetet publike të Tiranës.

16:59
Jeni të ftuar në një dasmë apo event tjetër? Ja si të visheni për të rrëmbyer të gjithë vëmendjen!

Ndryshe nga një vit më parë, këtë verë janë lejuar organizimet e dasmave.

16:52
Që nga grimi e deri tek kurorëzimi/ Dasma madhështore e motrës së Almeda Abazit

Ilda, motra e modeles shqiptare Almeda Abazi i ka dhënë fund beqarisë para disa ditësh.

16:47
Vitia fton krerët e institucioneve shëndetësore, diskutohet për masat antiCovid

Rritja e rasteve të reja me COVID-19 ka alarmuar institucionet shëndetësore.

16:45
Më 18 gusht hapen shkollat, COVID shuan tre mësues në vetëm dy ditë

Tre mësues në rrethin e dytë më të madh shkollor të Floridas kanë ndërruar jetë nga Covid-19 brenda dy ditësh  njëri pas tjetrit.

16:43
Al-Khelaifi i bën ofertën e fundit Mbappesë, te Reali janë të sigurt…

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, bën tentativën e fundit për të bindur Kylian Mbappenë që të rinovojë kontratën.

16:38
Veliaj për “Sarajet”: Pronarët do të dëmshpërblehen, kurse ndërtesa do të kthehet në Shtëpi Muze dhe do ruhet si Monument Kulture

Gjatë inspektimit të godinave të reja në Qytetin Studenti, kryebashkiaku Veliaj foli edhe për ngjarjen e ndodhur mesnatën e mbrëmshme në ndërtesën “Sarajet e Toptanit” në kryeqytet.

16:36
“Gjeta Varkën e Noes”, inxhinieri shembet e bie përdhe i vdekur!

E kishte kaluar të gjithë jetën duke kërkuar Varkën e Noes: inxhinieri Angelo Palego pretendonte se kishte gjetur pikën e saktë ku ndodhet varka mistike në malin Ararat.

16:32
Imazhi i rrallë i elefantëve të ngjeshur pas njëri-tjetrit, favorit për çmimin prestigjoz të fotografisë CEWE ‘Photo Award 2021’

Në të shihet një tufë elefantësh që qëndrojnë ngushtë së bashku në savanën afrikane, për t’u mbrojtur nga predatorët që pritet të sulmojnë.

16:32
“Kanë ADN gjarpri”/ Babai vret me shtizë dy fëmijët e mitur!

Përpara hetuesve, 40 vjeçari Matthew Taylor Coleman nuk shfaqi asnjë pendesë.

16:30
Tiranë/ 32-vjeçari rrëzohet aksidentalisht në rrugë tek “9-katshet”

Një 32-vjeçar është rrëzuar aksidentalisht në rrugë në afërsi të vendit të quajtur “9-katshet” në Tiranë.

16:25
“Ti je i vdekur për mua”/ Plas keq debati mes Rita Orës dhe Keith Urban në “The Voice Australia”

Një përplasje mes Rita Orës dhe Keith Urban ndodhi mbrëmjen e djeshme në “The Voice Australia”.

16:23
Këta njerëz ndryshuan aq shumë, sa ‘mezi njohën veten’ (Fotot)

Shumë prej nesh, në një moment të caktuar, mendojmë se është koha për disa ndryshime në pamjen tonë të jashtme.

16:17
41-vjeçari që erdhi nga Hollanda po ecte me 202 km/h në autostradën Levan-Vlorë/ Çfarë ndodhi 24 orët e fundit në vendin tonë

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet me radarë, dronë, dragera, kamera, aparate fotografike, makina të paloguara e patrulla të lëvizshme 24/7, për të parandaluar aksidentet rrugore.

16:14
Muzikanti amerikan Bob Dylan akuzohet se abuzoi me një 12-vjeçare në vitin 1965

Muzikanti i famshëm amerikan Bob Dylan akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një 12-vjeçare në vitirn 1965.

16:08
Situata në Afganistan/ Sekretari i Përgjithshëm i NATO: Dështimi i udhëheqësve afganë solli tragjedinë që shohim sot

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka reaguar për hyrjen e trupave talebanë në Afganistan dhe situatën kaotike që është krijuar duke theksuar se kolapsi është shkaktuar nga dështimi i udhëheqjes afgane.

16:00
Princ Harry e Meghan Markle thyejnë heshtjen për Afganistanin: Po kushtëzohemi për të pranuar vuajtjen (fotot)

Princi britanik Harry dhe bashkëshortja Meghan Markle kanë thënë sot se situata në Afganistan i ka lënë “pa fjalë”, siç thuhej në deklaratën e tyre të gjatë e të detajuar, ku përfshihet gjithashtu dhe kriza e Covid-19 dhe katastrofa humanitare në Haiti.

15:56
Rrebesh kritikash për Afganistanin: “Biden, i paaftë për të drejtuar”!

Rrokada e shpejtë e pushtetit në Afganistanit, ku kontrollin tashmë e kanë marrë në dorë talebanët, ka bërë që një rrebesh kritikash të bjerë mbi administratën e presidentit, Joe Biden.

15:50
Izrael, mbi 8.600 raste të reja me COVID-19

Ka tejkaluar mbi 8.600 numri i rasteve ditore me koronavirus.

15:49
Përfiton nga kaosi në Afganistan, Kina “mësyn” jugun e Tajvanit!

Në kohën kur vëmendja e botës është përqendruar tek zhvillimet kaotike në Afganistan, Kina nisi një stërvitje masive detare dhe manovra me zjarr të vërtetë në jug të Tajvanit, pa sqaruar se sa pranë ishullit do të zhvilloheshin ato.

15:37
“Tradhtarët të shkohen në hu”/ Talebanët hartojnë “listën e terrorit”!

“Po shkojnë derë më derë e po kërkojnë tradhtarët”; mediat e huaja raportojnë me shqetësim se krerët talebanë janë duke rikthyer ndëshkimet makabre për personat që janë parë si bashkëpunëtorë të forcave të huaja.

15:35
Rriten frikshëm rastet në Kosovë, pesë viktima dhe 1.765 të infektuar me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 1.765 raste të reja dhe 5 humbje jete, si pasojë e Covid-19.

15:27
Shkodra, e dyta për infektimet/ Numrin më të lartë të rasteve të reja pas Tiranës

Prej disa ditësh, pas Tiranës, Shkodra renditet i dyti me numrin më të lartë të të infektuarve. Mbi 440 persona rezultojnë pozitiv dhe ky trend po vijon në rritje.

15:26
“Qytet Studenti” bëhet gati për strehimin e afganëve, ja cilat godina janë boshatisur

Në qytetin Studenti, janë zbrazur godinat 2, 4, 7, 8, 24, 25, ku pritet të strehohen afganët. Në pamje duket se si po punohet për pastrimin në mënyrë që gjithçka të jetë gati kur të mbërrijnë afganët.

15:22
Evakuimet/ Rivendoset rregulli në aeroportin e Kabul; Gjermania pranon 10 000 refugjatë, Kanadaja 20 000; SHBA, 80 000 bashkëpunëtorë (fotot)

Qindra afganë ishin vendosur sot në radhë pas telave me gjemba në aeroportin e Kabul për fluturimet e evakuimeve teksa rendi duket se është rivendosur pas skenave të frikshme të kaosit të djeshëm.

15:11
Zjarri zhurit shtigjet e turistëve. Në Mirditë rrezikohen dhe shtëpitë

Vijon të jenë aktive vatrat e zjarrit në male, në zonën e Molungut dhe Kryezez, të fshatit Katund i Vjetër në Mirditë.

15:11
Vatra e zjarrit në Katund të Vjetër, pritet të ndërhyjë helikopteri

25 forca të ushtrisë, zjarrfikëses dhe pyjore po punojnë për shuarjen e flakëve në Katund të Vjetër. Ndërkohë pritet të mbërrijë dhe helikopteri cek për të kryer ndërhyrje nga ajri.

15:10
Zjarr i qëllimshëm te “Sarajet”/ Veliaj tregon flakët e zjarrvënësit: Do kapet, edhe porositësit

Ndërkohë që forca të shumta zjarrfikëse po luftojnë me flakët, që po djegin pyje e kullota në vend, një zjarr ka përfshirë në mesnatë ndërtesën e njohur si “Sarajet e Toptanëve”, në Tiranë.

15:09
‘Qyteti Studenti’ do hapet për afganët/ Të gjitha godinat në dispozicion të qëndrimit të përkohshëm

Qyteti Studenti duket se do të shërbejë si një nga vendqëndrimet për një pjesë të madhe të afganëve që do të mbërrijnë së shpejti në Shqipëri.

15:07
“Afganët përkohësisht në Shqipëri”/ Ambasadorja Yuri Kim: Nuk kemi ende një numër të saktë

Ambasadorja amerikanë në Tiranë Yuri Kim, ngjiti shkallët e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme për ti dhënë dorën e fundit koordinimit për pritjen e 300 afganëve të parë në vendin tonë.

15:05
Ana fshihet pranë aeroportit/ Vajza nga Shqipëria është në pritje të urdhrit për evakuim

Vajza nga Shqipëria që ndodhet ende në Afganistan është vendosur në kontakt me autoritetet shqiptare prej disa ditësh.

15:02
Ekskluzive/ Përkthyesi afgan i komandove shqiptare: Talibanët të pamëshirshëm me ne, do na vrasin

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu ka mundur të identifikojë dhe intervistojë përmes telefonit njërin prej shumë përkthyesve afgan, që kanë asistuar misionet ushtarake shqiptare në Afganistan. Për arsye sigurie, ne nuk do të tregojmë identitetin e tij, por do ta quajmë Përkthyesi A.  Nga Kabuli, fillimisht ai flet për bashkëpunimin me komandot shqiptare.

14:56
Të shtëna me armë zjarri drejt kamionçinës në Lezhë, ngrihen pika kontrolli për kapjen e autorëve

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar ditën e sotme në Lezhë. 34-vjeçari i identifikuar me inicialet A.Gj, banues në fshatin Adriatik, ka njoftuar se në drejtim të automjetit tip kamionçinë që ky shtetas drejtonte, është qëlluar me armë zjarri duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

14:52
Udhëheqësi taleban jep urdhër: Asnjë të mos hyjë në shtëpitë e qytetarëve!

Talibanët thonë se kanë urdhëruar luftëtarët e tyre të mos hyjnë në shtëpitë e asnjë qytetari dhe të shmangin konfrontimet me mjetet e ambasadave në Kabul.

14:51
Nga Karaibet, Arjan Konomi ngacmon Mevlanin: Po të gjej ndonjë këtej o mavri

Arjan Konomi dhe Mevlan Shaba duket se kanë ruajtur shoqërinë e tyre edhe jashtë programit.

14:40
Tjetër bomber drejt largimit nga Italia, Vlahovic pranë firmës me Atleticon

Një tjetër bomber është gati të lërë Serinë A.

14:38
Gjendja në Afganistan/ BE dhe NATO në gjendje shoku

Pas rikthimit të shpejtë në pushtet të talibanëve, NATO dhe BE kryesisht kanë heshtur. Janë qeveritë e vendeve të BE që shprehen aktualisht dhe marrin vendime.

14:36
Zelanda e Re në izolim, pas 1 rasti pozitiv me Covid-19

Jacinda Ardern, kryeministrja e Zelandës së Re ka njoftuar këtë të martë një bllokim mbarëkombëtar pasi një person rezultoi pozitiv me Covid.

14:26
“Open Balkan”, Gjermania: “Mbështesim plotësisht tregun e përbashkët rajonal!”

Open Balkan e ka dhe pëlqimin e Berlinit zyrtar.

14:23
Talibanët trokitën tre herë në derën e saj, herën e katër ata e vranë!

Najia ishte në shtëpi së bashku me tre djemtë dhe vajzën e saj kur luftëtarët talebanë trokitën në derën e tyre!

14:10
Fotot/ Momenti kur avioni rrëzohet gjatë testimit fluturues, dyshohet për viktima

Një model i avionit transportues ushtarak Ilyushin Il-112V me tre persona në bord u rrëzua gjatë një fluturimi testues, mëngjesin e ditës së sotme në Moskë. Lajmin e ka bërë të ditur kompania e ndërtimit United Aircraft Corporation.

14:06
SHBA, thirrje për dozën e tretë të vaksinës: Ja kur duhet marrë!

Ndonëse nuk mohohet efikasiteti i tyre edhe ndaj varianteve të koronavirusit, duket se një dozë e tretë e vaksinës po kthehet gjithmonë e më shumë në domosdoshmëri për një ndikim sa më të fortë mbi sëmundjen.

13:55
Rritet numri i të vdekurve nga epidemia e kolerës në Nigeri

Si të mos mjaftonte ‘Covid-19’ epidemia e kolerës ka marrë jetën e 1.178 personave në Nigeri.

13:55
Mbyllen përkohësisht dy qendra shëndetësore në Libohovë, 4 infermiere dhe 1 recepsioniste infektohen me Covid-19

Dy qendra shëndetësore në Libohovë janë mbyllur përkohësisht.

13:37
Vatrat e zjarrit aktive në Mirditë rrezikojnë shtëpitë, operatori turistik: Janë larguar edhe turistët

Vatrat e zjarrit në malin e zonës së Molungut dhe Kryezez të fshatit Katund i Vjetër vijojnë të jenë aktive.

13:27
Histori rrëqethëse nga Afganistani/ “Mamaja ime iku nga lufta 9 muajshe shtatzënë. Sot do ishim mes atyre vajzave nëse…”

Fotografitë e saj familjare gjenden lehtësisht në një album grek. Në to shihen njerëz të buzëqeshur, të veshur sipas modës së kohës, për të shijuar jetën e lirë.

13:24
Greqia e shqetësuar nga ndonjë dyndje migrantësh afganë

Greqia nuk dëshiron të bëhet portë hyrëse për në Bashkimin Evropian e afganëve të cilët ikin nga situata e përshkallëzuar në atdheun e tyre, tha të martën ministri i Migracionit Notis Mitarachi.

13:17
Europa e ndarë për refugjatët afganë, çfarë rreziku ka për Shqipërinë!

Që kur Joe Biden njoftoi tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani, talebanët u hodhën në ofensivë.

13:16
Zjarri te “Sarajet e Toptanit”/ Reagon bashkëpronarja: E kanë vënë trashëgimtarët e tjerë për të ndërtuar pallate!

Vjollca Shkreli, një nga bashkëpronaret e Monumentit Kulturor “Sarajet e Toptanit” ka thënë në një intervistë televizive se zjarri është vënë qëllimisht nga trashëgimtarët e tjerë.

13:13
“Akt kriminal”/ Ministrja Margariti reagon për zjarrin tek “Sarajet”, mbështet Bashkinë e Tiranës në nismën për ta shndërruar në objekt kulturor

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka reaguar për zjarrin në Sarajet e Toptanit duke thënë se e dënon këtë akt kriminal ndaj trashëgimisë kulturore dhe inkurajon organet kompetente të zbardhin ngjarjen dhe të vërë përgjegjësit para përgjegjësisë.

13:05
Strehimi i afganëve/ Pjesa më e madhe do të qëndrojë në godinat e Qytetit Studenti, pritet të ngrihet edhe një kamp në Durrës

Në Qytetin Studenti do të jetë vendqendrimi për pjesën më të madhe të rreth 2 mijë afganëve që pritet të vijnë në vendin tonë.

13:04
Pse gratë dhe vajzat e afgane i tremben regjimit taleban? Tetë rregullat që s’duhen thyer, sepse i pret ‘vdekja’

Marrja e pushtetit në Afganistan nga talebanët e kthen vendin 20 vjet mbrapa. Kështu e përshkruajnë diplomatët dhe analistët e huaj. Dy dekada, në thelb të humbura, si për vendin ashtu edhe për qytetarët e tij, veçanërisht për gratë.

13:00
SHBA: Kosova tregoi lidership me vendimin për afganët

Shtetet e Bashkuara kanë falenderuar Kosovën për gatishmërinë që të ofrojë strehë për afganët që kanë bashkëpunuar me forcat amerikane gjatë misionit gati 20 vjeçar në Afganistan.

12:45
Zjarri tek Sarajet e Toptanëve, reagon Meta: Akt kriminal dhe i dënueshëm! Institucionet ligjzbatuese të nisin hetimet

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për Sarajet e Toptanëve që u përfshinë nga flakët mbrëmë në mesnatë.

12:40
Delta shton rastet me Covid në vend/ Emigrantët frikësohen nga vaksina, kërkojnë certifikatë vaksinimi të falsifikuar

Gjatë ditëve të fundit është shënuar një rritje e ndjeshme e numrit të të prekurve me Covid-19 në vendin tonë.

12:38
Shkodra kryeson me infektime/ Në bilancin e 24 orëshit 45 raste të reja me Covid-19

Gjatë ditëve të fundit është hasur një përkeqësim i situatës së Covid-19 në vendin tonë, ndërsa në 24 orët e fundit janë shënuar 2 viktima dhe 200 raste të reja.

12:28
Zjarri te Sarajet/ Dy vatra zjarri u shuan në kohë rekord, godina do të ruhet 24 orë

Gazetarja e Top Channel, Juli Ristani teksa ka raportuar nga godina “Sarajet e Toptanit” ka bërë me dije se zjarri ra mesnatën e djeshme dhe dy vatrat e zjarrit u shuan në kohë rekord.

12:20
Risi anglishtja në klasë të parë/ Ministrja Kushi publikon Udhëzimin për fillimin e vitit të ri shkollor në sistemin parauniversitar

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi dhe Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj firmosën “Udhëzimin për vitin e ri shkollor 2021-2022 në sistemin parauniversitar”.

12:14
Strehimi i afganëve, ambasadorja Kim: Do të qëndrojnë përkohësisht në Shqipëri, nuk e dimë sa persona do të vijnë

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim foli para mediave për strehimin e afganëve në vendin tonë duke thënë se ende nuk ka një numër konkret të personave që do të mbërrijnë në Shqipëri.

12:07
90 zjarre në 24 orë/ Greqia sërish në alarm nga flakët

Pasi zjarrfikëset greke janë përpjekur gjatë dy ditëve të fundit të shuajnë një zjarr të madh në zonën Keratea, në juglindje të Athinës, në mënyrë që flakët të mos arrijnë në parkun kombëtar të Sounios, një front tjetër zjarri jashtë kontrollit vazhdon prej ditës së hënë ne Bilia të Atikës veriperëndimore.

12:06
FOTOT/ “Dëmton lumin”, banorët e fshatit Lumë në Kuçovë protestojnë kundër ndërtimit të ujësjellësit

Banorët e fshatit Lumë në Kuçovë kanë protestuar kundër ndërtimit të ujësjellësit, që dëmton burimin natyror Senicë.

12:06
Talebanët kërkojnë listën e vajzave dhe grave të pamartuara nga 12-45 vjeçe, duhet të martohen ushtarët

Luftëtarët talebanë kanë nisur festën pasi morën kontrollin e Afganistanit ndërsa militantët janë urdhëruar të shkojnë derë më derë për të kërkuar përkthyes dhe aleatë të perëndimit.

12:00
Borzilok në vend të shalqirit/ Divjakë, fermeri e mbjell për firmat grumbulluese

Pas kthimit nga emigrimi, Kalem Blliku ka mbjellë një hektar borzilok. bimën aromatike që e mbante në vazot sot e ka kthyer në kulturë për mbjellje në sipërfaqe të gjerë pasi ka lidhur kontrata me disa firma grumbulluese.

12:00
Arsyet pse njerëzit filluan të puthen

Më pak se gjysma e të gjitha shoqërive puthen në buzë, sipas një studimi të 168 kulturave nga e gjithë bota. William Jankowiak, një profesor i antropologjisë në Universitetin e Nevada Las Vegas, zbuloi se vetëm 46% përdorin puthje buzë më buzë në një kuptim romantik, duke përjashtuar gjëra të tilla si puthjet prindër-fëmijë ose përshëndetjet.

11:54
Strehimi i afganëve në Shqipëri, ministrja Xhaçka pret në takim ambasadoren amerikane Yuri Kim

Ministrja Olta Xhaçka do të presë në takim me ambasadoren e SHBA Yuri Kim për të diskutuar rreth situatës në Afganistan.

11:50
Vdes në radhë në poliklinikë/ Berat, 65 vjeçari humbi jetën duke pritur ta vizitonte mjeku

Një i moshuar 65 vjeç ka humbur jetën nga një atak kardiak ndërsa qëndronte në radhë për t’u vizituar në poliklinikën e qytetit të beratit.

11:50
Aksident i rëndë në Berat/ Kamioni bëhet ‘përshesh’. Ndërron jetë një person, plagosen 3 të tjerë (EMRAT)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Berat, ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe janë plagosur tre të tjerë, një prej tyre rëndë.

11:41
Del në ankand libri i vjetër i recetave ku tregohet se si “gatuhet burri”

Një libër 110-vjeçar recetash, ku përfshihet edhe receta perfekte “se si të gatuash burrin”, është gjetur në një shtëpi të vjetër, që kishte dhjetëra vite e pabanuar.

11:40
“Të respektojnë të drejtat e grave dhe vajzave”/ DASH: Marrëdhëniet SHBA-Afganistan do të varen nga sjellja e talebanëve!

Dje (e hënë, 16 gusht 2021) diplomacia amerikane e bëri të qartë se Uashingtoni nuk do të njohë një qeveri talebane, nëse lëvizja islamike nuk respekton të drejtat e grave dhe refuzon terroristët.

11:36
Turqia po bisedon me të gjitha palët në Afganistan

Turqia tha se i mirëpret “mesazhet pozitive” nga luftëtarët talibanë pas marrjes së kontrollit të Afganistanit.

11:34
Foto/ Demi Rose përtej imagjinatës, mbulon gjoksin me…

Modelja e famshme Demi Rose njihet kryesisht për fizikun e saj mjaft provokues dhe tërheqës.

11:32
Kaosi në Afganistan, Biden heq përgjegjësinë: Tmerri në rrotat e avionit!

Skenat kaotike në aeroportin e Kabulit ishin dëshmia më e qartë e dëshpërimit qe ka përfshirë vendin pas marrjes së kontrollit nga talebanët.

11:26
Sarajet e Toptanëve u dogjën në mesnatë, grupi hetimor vijon punën në terren (PAMJET)

Dje në mesnatë Sarajet e Toptanëve u përfshinë nga flakët.

11:20
Biden tha se tërhoqi trupat nga Kabuli, diplomati amerikan e përgënjeshtron: Jemi ende duke punuar!

Ndërsa vetë Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden tha dje përmes një deklarate se kishte vendosur që të tërhiqte zyrtarët amerikanë nga Afganistani, pas pushtimit nga talebanët, një deklaratë kontradiktore del në pah.

11:17
U evakuuan 4 familje nga rreziku i flakëve, vihet nën kontroll vatra e zjarrit në Katund të Vjetër

Vatra e zjarrit në zonën e Rubikut në Katund të Vjetër është vënë nën kontroll.

11:14
Sekuestrohen 262 kg kanabis/ Policia ‘zbarkon’ në Kaninë të Vlorës, arreston kryeplakun dhe punonjësin e OSHEE, në kërkim 3 persona

Një tjetër operacion policor është finalizuar me sukses, ndërsa janë shpallur në kërkim tre persona për kultivim narkotikësh. Po ashtu, policia ka vënë në pranga kryeplakun e fshatit Kaninë dhe një punonjës të OSHEE-së.

11:04
Kur do të jenë të nevojshme vaksinat përforcuese?

Ndërsa shfaqen variante të reja dhe më të fuqishme të koronavirusit dhe raportet tregojnë se efikasiteti i disa vaksinave po bie, vendet kryesisht në botën e zhvilluar, po bëhen gati për të siguruar vaksinat përforcuese. Por shumë ekspertë të shëndetit thonë se ato nuk janë ende të nevojshme dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se vaksinat në dispozicion duhet të shkojnë së pari tek të pavaksinuarit në vendet më ardhura të pakta.

11:04
Thyerje e masës së sigurisë, dhunë në familje dhe lidhje e paligjshme e energjisë elektrike/ Çfarë ndodhi gjatë orëve të fundit në Tiranë

Policia e Tiranës jep detajet e arrestimeve gjatë 24 orëve të fundit, ku përfshihet edhe një 40-vjeçar që theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

10:50
Japoni, 6 të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës

Të paktën 6 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës që kanë ndodhur në rajonet perëndimore dhe jugore të Japonisë.

10:37
George W Bush reagon për pushtimin e Afganistanit: Jemi të trishtuar për afganët, për amerikanët, si dhe aleatët e NATO-s!

Ish-Presidenti George W Bush, i cili udhëhoqi SHBA-në në luftë në Afganistan pas sulmeve të 11 shtatorit, gati 20 vjet më parë, ka thënë se ai dhe gruaja e tij kanë parë ngjarjet tragjike që po ndodhin në Afganistan, me trishtim të thellë.

10:36
DOKUMENTET/ Zjarri i qëllimshëm te “Sarajet”, ish pronare edhe bashkëshortja e ish-Presidentit Bujar Nishani

Bashkëshortja e ish Presidentit Bujar Nishani, Odeta Nishani, është një nga ish pronaret trashëgimtare e ndërtesës së “Sarajeve”, e cila është Monument Kulture i kategorisë së parë dhe dje në mesnatë u tentua të digjej qëllimisht.

10:31
Kurti: Përveç solidaritetit, strehimi i afganëve e ka edhe dimensionin e aleancës me SHBA-në

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar rreth çështjes së strehimit në Kosovë të refugjatëve nga Afganistani. Kurti ka thënë se përveç aspektit të solidaritetit, strehimi i tyre është edhe dimension i aleancës dhe partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

10:28
Talebanët argëtohen pas fitores, shijojnë xhirot me makina në parkun e lodrave. Nuk largojnë armët nga vetja (FOTO)

Teksa mijëra afganë u përpoqën t’ia mbathnin ditën e djeshme nga Afganistani, në rrjete sociale dolën pamjet e talebanëve që luanin në parkun e lojërave, por nuk largonin në asnjë moment armët nga vetja.

10:16
Pamje/ Duan të largohen nga Afganistani, shihni se si 650 afganë shtypen brenda avionit të forcave amerikane

Foto të reja tregojnë sesi gati 650 afganë ngjishen pas njëri tjetrit në  bordin e një avioni transportues të forcave ajrore amerikane, në përpjekje për t’i shpëtuar talebanëve.

10:15
VOA: Shqipëri, në javën e fundit më shumë raste Covid se në tre muaj

Në Shqipëri, java e fundit (10-16 Gusht) shënoi një tjetër përkeqësim të shpejtë të situatës së pandemisë së koronavirusit, me një shumëfishim të rasteve, vdekjeve dhe shtim të ndjeshëm të pacietëve në spital, si pasojë e qarkullimit të variantit Delta.