Këngëtarja Filloreta Raçi, ishte e ftuar sot në “Big Brother VIP Fan Club”, ku dha komentet e saj për disa nga banorët e shtëpisë më të famshme në vend.

E pyetur se cilët banorët i duken më të pavërtetë, ish-konkurrentja e “BBV” tha se nuk do të përgjigjet pasi nuk do t’i japë vëmendje.

Ndërsa, për pyetjen se cilët i duken më të vërtetët, këngëtarja u përgjigj me tre emra:

Ka disa personazhe aty brenda që unë i kam shumë xhan.

Monika për mua, nëse e sheh strategjikisht lojën e saj, nga dita e parë e deri tani, ka luajtur kaq kështu (me ulje ngritje), ka luajtur aq bukur. Nuk mendoj që ka qenë fallco në asnjë moment, përveçse ka luajtur. Ka aktruar dhe ka nxjerrë profesionin e vet në pah në disa momente aty. unë i dashuroj momentet shpërthyese të Monikës.

Një njeri tjetër që për mua ka qenë origjinal në gjithë këtë rrugëtim është Donaldi.

Besoj se është e ndrydhur, por shumë reale Triksa. Më vjen shumë keq që është ndrydhur në mënyrën si është ndrydhur“.

E pyetur nga Iva Tiço nëse i duket Beatrix pak e ngjashme me veten, që po vuan siç ka vuajtur ajo dhe ndoshta prandaj e ke këtë empati ndaj saj, artistja përgjigjet:

Po, patjetër. Por, unë e kam thënë çfarë kam pasur për të thënë, ndërsa Triksa po e mban. Ky është ndryshimi mes meje dhe saj. Unë kam shpërthyer, e kam nxjerrë, ndërkohë që ajo po ruhet për të mos thënë një fjalë më pak/një fjalë më shumë”.

 

FOTO GALERI
1/18

Top Channel