Basha e Berisha në “fushatë”/ Kryedemokrati takon anëtarët në Fier, ish-kryeministri shkon në Shkodër

16/01/2022 19:40

Përplasja e thellë për ta ruajtur apo marrë nën kontroll selinë blu në Tiranë, ia la vendin takimeve të Lulzim Bashës në Fier dhe Sali Berishës në Shkodër.

Një grup mbështesësh të Berishës në Fier nuk u treguan aspak miqësor me Lulzim Bashën.

Megjithatë Lulzim Basha vijoi pa u shqetësuar takimin me demokratët e Fierit duke përsëritur shumë herë fjalët “Ne zgjedhin të Ardhmen”.

Më 8 janar, në kundërshtim me thirrjet tona, u kalua një vijë e kuqe. Një vijë e kuqe që na ndanë dhe që duhet të na ndajë një herë e përgjithmonë. Dhuna nuk është mjet i demokratëve, me dhunë as nuk mund të shantazhohen, as nuk mund të zaptohen, as nuk mund të kërcënohen dhe as nuk mund të detyrohen demokratët, as institucionet e demokratëve, as kryetari, as Kryesia, as Kuvendi Kombëtar, as Kryetarët e Degëve, as vet degët, asnjë demokrat nuk i përgjigjet dhunës. Përgjigjja jonë ndaj dhunës së qeverisë , ka qenë dhe do të jetë e fuqishme, por brenda shtëpisë tonë, askush nuk mund t’i mbivendoset askujt tjetër”, tha Basha.

Sali Berisha u tha mbështetësve shkodran se ai është njeriu që do ti sjellë demokratët përsëri në pushtet.

Atë seli do ta çlirojmë nga blindet dhe bandat e turpshme. Mos keni mëdyshje. Kurrë ne nuk japim pluralizimin, kurrë ne nuk japim demokracinë, kurrë ne nuk japin PD, kurrë ne nuk shkelmojmë interesat e Shqipërisë. Ndaj edhe ju ftoj, nga kjo ditë, flakën, dritën e këtij revolucioni ta çojmë në çdo vatër shqiptare, të rikthejmë edhe njëherë fitoren plebishitare të vitit ’92”.

Top Channel