Sulme të njëpasnjëshme me dronë, Ukraina godet rafinerinë ruse dhe shkakton një zjarr masiv Prej kulmit të krizës ekonomike në fillim të dekadës së kaluar, inflacioni në Greqi ka shënuar rekord në 11 vitet e fundit sipas Institutit Kombëtar të Statistikave (ELSTAT ) duke shkuar në masën 5.1% në dhjetorin e vitit 2021 dhe duke shkaktuar një zinxhir rritjesh çmimesh sidomos në energji dhe artikujt ushqimorë.
Në ndryshimet kryesore të çmimeve që nga dhjetori 2020, shënohet një rritje prej 135,7% në gazin natyror, 45% në energjinë elektrike dhe 34,1% tek nafta e ngrohjes .
Kjo ka sjellë edhe një rritje çmimesh në supermarkete të produkteve të përditshme ushqimore në masën deri në 20%, çka u pasqyrua në ditët e festave të fundvitit kostoja e të cilave ishte 18.5% më e lartë se e vitit të kaluar.
Në kategorinë e shportës ushqimore është e dukshme rritja e mishit të qengjit me 19.7%, e vajit të ullirit me 17%, e patateve me 14%, e makaronave me 7.6%, e perimeve dhe e djathërave me 5.5%, e bukës me 4.9%, e çokollatave me 4% dhe e kafesë me 3.4%.
Siç ka deklaruar kryeministri grek në një intervistë të fundit , qeveria do përpiqet të sjellë më shpejt për aprovim ligjin për rritjen dytë me 7% të pagës minimale, që prej 1 Janarit të këtij viti është rritur me 2%.
Ky aspekt bashkë me uljen e taksave dhe kontributet e sigurimeve, si dhe rritjen e zhvillimit ekonomik edhe për 2022 në masën 4.5-5%, pritet të sjellin një lehtësim në përballimin e kësaj vale shtrenjtësie dhe inflacioni ,fenomen që sipas Athinës zyrtare është i dukshëm edhe në shtetet e fuqishme si Gjermani apo SHBA.
Theksohet gjithashtu se prej shtatorit qeveria greke ka lëvruar për qytetarët dhe bizneset një paketë ndihme prej 1.3 mld euro , për përballimin e kostove të energjisë elektrike , gazit natyror dhe naftës për ngrohje.
Top Channel