Bastisje në televizionin opozitar në Turqi, arrestime dhe emërim i administratorit nga qeveria
Një gazetar 50-vjeçar është vrarë me armë zjarri në Kosta Rika, pasi prej kohësh publikonte denoncime për lidhjet e dyshuara mes politikanëve dhe organizatave të trafikut të drogës.
Camilo Rodríguez u ekzekutua të hënën, më 16 nëntor, në qytetin Heredia, pranë kryeqytetit San Jose.
Sipas autoriteteve, dy persona të paidentifikuar, të cilët udhëtonin me një motoçikletë, iu afruan automjetit të gazetarit dhe hapën zjarr ndaj tij. Rodríguez u qëllua nëntë ose dhjetë herë, duke mbetur i vdekur në vendngjarje.
Shefi i policisë, Raul Rivera, konfirmoi se autorët iu afruan makinës së viktimës, ndërsa zëvendësdrejtori i Shërbimit të Hetimit Gjyqësor, Vladimir Muñoz, bëri të ditur numrin e plumbave që e goditën.
Prokurori i Përgjithshëm, Carlo Diaz, konfirmoi nisjen e hetimeve për zbardhjen e vrasjes, por deri më tani nuk ka të dhëna për identitetin e autorëve apo motivet e tyre.
Camilo Rodríguez ishte bërë i njohur për denoncimet e tij të vazhdueshme në rrjetet sociale, ku publikonte informacione për aktivitetin e grupeve të fuqishme të trafikut të drogës dhe lidhjet e dyshuara të tyre me politikanë.
#ÚltimoMinuto | ASESINAN A PERIODISTA DE GRAN TRAYECTORIA EN COSTA RICA
El periodista costarricense Camilo Rodríguez, fue asesinado a balazos la tarde de este lunes, cuando se desplazaba hacia Santo Domingo de Heredia, sobre la ruta 32. El comunicador ya había sido amenazado anteriormente, un antecedente que cobra relevancia tras el ataque mortal.
Según los reportes preliminares, Rodríguez habría sido interceptado por sujetos que viajaban en motocicleta, quienes dispararon en repetidas ocasiones contra su vehículo. El crimen ocurrió cerca del lugar donde también fue asesinado el periodista Parmenio Medina.
— La Capital News (@LaCapitalNews) November 16, 2026
Gazetari kishte deklaruar vazhdimisht se ishte kërcënuar me jetë, ndërsa pretendonte se i kishte përcjellë informacione edhe Agjencisë Amerikane Kundër Drogës (DEA), lidhur me aktivitetin e karteleve në vend.
Edhe pse vitet e fundit nuk punonte për ndonjë media të caktuar, ai vijonte aktivitetin gazetaresk në mënyrë të pavarur, përmes publikimeve të përditshme në internet.
En #CostaRica asesinan a periodista camilo Rodríguez quien denunciaba la corrupción y el nexo entre el estado y narcos . Fue baleado por sicarios mientras conducia su vehiculo. https://t.co/ab5A2FdsEc
— NICARAGUA Y EL MUNDO (@2018Stalin) November 16, 2026
Shoqata e Gazetarëve të Kosta Rikës dënoi vrasjen dhe kërkoi një hetim të shpejtë për identifikimin dhe ndëshkimin e përgjegjësve.
Presidentja e shoqatës, Giannsi Noguera, e lidhi ngjarjen me denoncimet publike të gazetarit, duke deklaruar se gjithçka tregonte për një përpjekje për të heshtur një zë që ekspozonte krimin e organizuar.
Rodríguez kishte qenë gjithashtu i përfshirë në një konflikt ligjor me presidenten aktuale të Kosta Rikës, Laura Fernandez.
Në gusht të vitit 2025, Fernandez ngriti një padi për shpifje ndaj tij, pasi gazetari pretendoi se shtëpia e saj ishte ndërtuar me para të siguruara nga një trafikant droge. Këto pretendime nuk janë konfirmuar si fakte.
Megjithatë, pas vrasjes së tij, presidentja Fernandez e dënoi ngjarjen, duke e cilësuar atë si një sulm ndaj lirisë së shprehjes.
Rodríguez kishte tentuar edhe të hynte në politikë, duke synuar të kandidonte në zgjedhjet presidenciale të vitit 2022, por kandidatura e tij nuk u regjistrua për shkak të parregullsive procedurale.
Vrasja e gazetarit ndodh në një periudhë kur Kosta Rika po përballet me zgjerimin e aktivitetit të karteleve ndërkombëtare të drogës dhe rritjen e dhunës kriminale.
Vendi, i konsideruar më parë kryesisht si një pikë tranziti për trafikun e narkotikëve, është shndërruar vitet e fundit në një qendër të rëndësishme logjistike për organizatat kriminale.
Sipas të dhënave të vitit 2025, shkalla e vrasjeve arriti në 16.8 për 100 mijë banorë. Ndërkohë, Kosta Rika ka pësuar rënie edhe në renditjen ndërkombëtare të lirisë së shtypit, duke zbritur në vendin e 38-të nga 180 shtete, sipas Reporterëve pa Kufij.
Top Channel