Ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Dishnicë të Korçës.

Rreth orës 06:15, ka rënë zjarr në banesën e një personi të identifikuar me inicialet I.B., ku për pasojë ka marrë djegie trupore vajza e tij.

Vajza e identifikuar si K.B., dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Top Channel