“Në Fier je ‘Non grata’”/ Demokratët nuk e mirëpresin Bashën: Ti na helmon me gaz, ne me votë!

16/01/2022 11:00

“Në Fier je non grata, Basha ik, këto janë pankarta që e presin kryetarin e PD-së, Lulzim Basha në Fier, pasi ai ka lajmëruar një takim me demokratët atje.

Qytetarë të shumtë u mblodhën para teatrit Bylis në Fier në shenjë protestë kundër tij , duke thënë se janë të zhgënjyer dhe nuk do dalin me as në protesta.
“Ti na helmon me gaz, ne me votë”, shkruhet në një tjetër pankartë që ata mbajnë në dorë, ndërsa për të shmangur dhe ndonjë incident janë vendosur në gatishmëri edhe forca policie.

Ndërkohë njëkohësisht me takimin e Bashës, edhe Berisha ka përcaktuar që takimi me demokratët e Shkodrës ta nisë në orën 11:00 në “Pallatin e Sporteve”.

Pas protestës së 8 janarit, Berisha dhe disa deputetë të tjerë, anëtarë të Kryesisë së PD-së u përjashtuan përgjithmonë nga partia.

Top Channel