Përfundon tubimi i serbëve në veri të Mitrovicës, policia thotë se nuk pati incidente

16/01/2022 10:15

Një grup i qytetarëve serb në veri të Mitrovicës, ishin mbledhur sot në shenjë kundërshtimi për mos lejimin e mbajtjes së referendumit serb në Kosovë.

Ky tubim siç bënë të ditur policia, tashmë ka përfunduar edhe nuk është shënuar asnjë incident. Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i policisë për veriun e Mitrovicës, Besim Hoti.

“Ka qenë një tubim i disa qytetarëve dhe ka zgjatur rreth gjysmë ore. I njëjti ka përfunduar pasi kanë mbajtur fjalimet dhe nuk është shënuar ndonjë incident”, ka thënë Hoti.

Ai ka shtuar se kjo nuk ishte protestë, dhe se një protestë për paralajmëruar të mbahet në orën 12:00.

Në mesin e personave që u panë në këtë tubim ishin ministri Goran Rakiq, deputeti Igor Simiq, si dhe kryetarët e komunave veriore të vendit.

Top Channel