554-vjetori i vdekjes së Skënderbeut, Meta: Vepra e pavdekshme e simbolit më përbashkues do të na udhëheqë

17/01/2022 09:25

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar 554-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skëndërbeu.

Kreu i shtetit shkruan se vepra e pavdekshme e simbolit më përbashkues, që përcaktoi përgjithmonë përkatësinë tonë europiane.

MESAZHI I METËS

🇦🇱 Kryeheroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, krenaria dhe fuqia, trimëria dhe guximi, frymëzimi dhe lavdia jonë e çdo epoke, do të mbetet përjetë shqiptari më i gjallë ndër nesh!
Vepra e pavdekshme e simbolit më përbashkues, që përcaktoi përgjithmonë përkatësinë tonë europiane do të na udhëheqë gjithmonë në çdo përpjekje për liri, sovranitet dhe dinjitet kombëtar.

Top Channel