Më pak dhi, dele dhe lopë! Blegtoria në Shqipëri në rënie, fermerët kërkojnë mbështetje

16/01/2022 20:14

Në Shqipëri ka më pak dhi, dele dhe lopë. Braktisja e fshatrave ka sjellë rënien e numrit të blegtorisë.

Sipas Ekspertit të Bujqësisë, Ndoc Fasllia fermerët heqin dorë nga gjëja e gjallë sepse ky sektor i bujqësisë nuk subvencionohet mjaftueshëm nga Ministria e Bujqësisë:

Pakësimi i numrit të fermerëve në fshat në zonat rurale ka bërë që të bjerë dhe numri i blegtorisë në vend. Arsyeja e dytë është falimentimi i komplekseve të mëdha dhe të vogla blegtoriale dhe kjo ka ardhur për shkak të kostove të larta të prodhimit vendas. Pjesën më të madhe të kësaj kostoje e zë ushqimi i cili në masën 80% vjen nga importi. Kjo ka bërë që të rriten dhe kostot e qumështi dhe kështu mungojnë në tregun vendas”.

Nëse krahasojmë skemën e subvencioneve të Shqipërisë me atë të Kosovës, vendi ynë ynë blegtorit i jep shumë pak para. Konkretisht nga Skema e Kombëtarë blegtori me bagëti të imëta nuk merr më shumë se 3 milion lelë të vjetra, ndërsa fermeri që mbarështron gjedhë nuk i jep më shumë 5 mln Lekë. Ndërsa në Kosovë fermeri merr 85 euro për kokë lopë dhe 20 euro për bagëtinë e imët. Gjithashtu në Kosovë, nga Ministria e Bujqësisë merr 0.6 cent për litër qumësht.

“Ajo që ka ndikuar ndjeshëm është mungesa totale e subvencioneve për sektorin blegtorial për prodhimin. Vëmendja e qeverisë për subvencionet në këto vitet e fundit ka qenë jo për prodhimin në stallë dhe në fushë , por ka qenë për bizneset dhe pikat e grumbullimit”, thotë Fasllia.

“Në Shqipëri nga 45% e popullsisë që merret me bujqësi në 10 vitet e ardhme me këtë politikë do të mbesin vetëm 10-15 e popullsisë që do të merret me bujqësi dhe blegtori”.

Top Channel