Mot me diell deri të mërkurën/ I gjithë muaji janar nuk do te ketë reshje

17/01/2022 10:24

Koha me diell dhe rritja e temperaturave ka nxjerr familjet shqiptare jashtë shtëpive të tyre e ka mbushur parqet e sheshet e kryeqytetit plot.

Ata që kënaqen më shumë janë fëmijët, edhe pse këtë mes janari do të dëshironin që të paktën për një ditë të binte dëborë.

Metereologët tregojnë se temperaturat do të luhaten e moti do të jetë i paqëndrueshëm nga e mërkura që vjen.

Hakil Osmani: Kjo fundjavë por edhe fillim java sjell një zbutje të temperaturave, por do të ndryshojë në mesjavë ku do të kemi ulje të temperaturave sërish…

Megjithatë sipas parashikimeve të sinoptikanëve, janari nuk konsiderohet si muaji i reshjeve.

Top Channel