Ish-Kryeministri, Sali Berisha ka mbledhur mbështetësit e tij që nga ora 11:00 në Pallatin e Sportit në Shkodër, ndërsa paralelisht edhe kreu i PD Lulzim Basha po mban takim në Fier.

Berisha tha se Bashën e pret vrima e miut nga revolucioni që kanë nisur dhe se kushdo që e do për kryetar opozite nuk do lirinë.

“U them deputetëve të Shkodrës bashkohuni një orë e më parë me qytetin tuaj, bashkohuni me vuajtjen sakrificës e tyre që ju votuan ju. Ndahuni nga Lulzim Basha se atë e pret vrima e miut, nga ky revolucioni paqësor i nis që askush nuk e ndal. Askush nuk ka të drejtë të luajë me pluralizmin politik në Shqipëri.

Ata që e mbështesin ata tallen me përçmim ndaj shqiptarëve, tallen me lirinë me vlerat e pluralizmit me vetë pluralizmit politik në Shqipëri. Ne do të zhvillojmë takime në çdo anë të Shqipërisë ne do të ndezim dritën e lirisë së shqiptarëve, në do të bëjmë çdo përpjekje që pasioni ynë të jetë liria dhe vetëm liria”, tha Berisha.

Top Channel