E mërkurë, 10 Nëntor 2021
17:09
Sara dhe Dj PM lahen së bashku në dush

Marrëdhënia mes dyshes po forcohet çdo ditë e më shumë teksa të dy kanë pranuar se kanë kimi me njëri-tjetrin.

17:07
Ish-ministri i Financave: Ushtarët fantazmë hodhën në erë luftën kundër talibanëve në Afganistan

Ish-ministri i financave i Afganistanit ka fajësuar për rënien e qeverisë zyrtarët e korruptuar të cilët sipas tij arritën të shpikin “ushtarë fantazmë”, duke marrë para edhe nga talibanët.

17:07
Gruas i bien të fikët nga rrahjet brutale të kamzhikut, në dënimin publik për seks jashtëmartesor (fotot)

Gruaja që po rrihej me thupër bambuje për shkelje të ligjeve radikale të Indonezisë kundër tradhtisë bashkëshortore, ra përtokë në agoni.

16:55
Merkel thirrje Putinit të ndërhyjë në krizën kufitare të Bjellorusisë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka kërkuar presidentit rus Vladimir Putin që të ndërhyjë në krizën e migracionit në kufirin Bjellorusi-Poloni.

16:44
Rama dhe Mark Rutte vizitojnë Piramidën: Do të përpiqemi të organizojmë javën holandeze vitin tjetër

Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri i Holandës Mark Rutte vizituan kantierin e Piramidës, ku po ndërtohet qendra e teknologjisë digjitale më e madhe në rajon në bashkëpunim me studion e famshme holandeze MVRDV.

16:39
Ja sa buxhet kanë përfituar banorët për ditët në vazhdim

Gjatë spektaklit të mbrëmshëm banorëve i është komunikuar buxheti i provës javore.

16:36
“Nuk është han këtu”/ Nevrikoset keq Shalsi, ndërpret mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë sapo flet Braçe

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi ka vendosur të ndërpresë mbledhjen pasi deputetët vazhdimisht ndërhynin duke folur pa mikrofon.

16:35
Arrestohet futbollistja e PSG-së: Pagoi që t’ia thyejnë këmbët lojtares për t’i zënë vendin në formacion

Mesfushorja e PSG Kheira Hamraoui ishte rrahur me 4 nëntor nga dy burra të maskuar. Ajo ishte trajtuar në spital për plagë dhe kishte humbur një ndeshje në Ligën e Kampionëve.

16:35
Inertet hidhen në det/ Policia aksion pas denoncimit të TCH, arrestohet një 56-vjeçar

Një 56-vjeçar që hidhte mbetje makinash në Nartë të Vlorës ka rënë në prangat e policisë sot.

16:33
Modeles i ofrojnë 200 gamilje ‘pajë’ për martesë, refuzon se nuk si të kujdeset për to (fotot)

Modelja Ishita Gupta nga India, ka thënë se fundmi se i është ofruar një çmim të madh por i pazakontë për t’u martuar me një burrë, por e refuzoi sepse nuk di si të kujdeset për gamiljet.

16:23
Plagosja me armë zjarri në Durrës/ Arrestohet 18-vjeçari, ndihmoi autorin për t’u larguar nga vendngjarja

Një adoleshent është arrestuar nga policia e Durrësit pasi ishte shpallur në kërkim për një plagosje me armë zjarri.

16:17
Ndihmë urgjente për Covid-19, SHBA ndan 2.5 milionë dollarë shtesë për Kosovën

Shtetet e Bashkuara përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) sot paralajmëruan ndihmë urgjente Kosovës në vlerë 2.5 milionë dollarë për COVID-19.

16:16
Escobar: Do ketë të tjerë ‘non grata’, edhe kompanitë që mbështesin liderët

I dërguari special i presidentit Joe Biden për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar theksoi se Bosnja dhe Hercegovina dhe shtetet e tjera të rajonit duhet t’i bashkëngjiten iniciativës së Ballkanit të Hapur.

16:16
Ekstremistët kërcënojnë live gazetarin serb, raportonte për muralen e Mlladiç!

Kjo është Serbia sot, vendi ku policët mbrojnë muralen e një të dënuari për krime lufte dhe genocid si Mlladici, por të fortët janë të lirë të kërcënojnë një gazetar teksa përmend emrin, është mesazhi që shoqëon videon e shpërndarë në Twitter, ku shihet sesi një reporter serb, i cili po raportonte live mbi tensionet e krijuara pas arrestimit të aktivisteve që goditën grafitin me vezë.

16:14
 Spanja kthesë e papritur për Kosovën, deputetët: Shtet i plotë, sovran e legjitim!

Spanja është një nga pesë vendet e Bashkimit Europian që ka refuzuar ta njohë pavarësinë e Kosovës, por së fundi edhe prej saj ka shenja se dicka e tillë mund të ndryshojë.

15:54
Identifikohet varianti Delta Plus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë (MSH)ka njoftuar më 10 nëntor se janë identifikuar 12 raste me variantin Delta Plus të koronavirusit, pas testimit të 70 mostrave pozitive në një laborator në Gjermani. Sipas Ministrisë, 47 mostra tjera janë identifikuar me variantin Delta.

15:54
Pamje të pabesueshme të peshkaqenit ‘më të vrarë të botës’, të mbuluar me gërvishtje, kafshime e prerje të thella (video-foto)

Këto janë momentet e rralla kur ai që njihet tashmë si “peshkaqeni më i rrahur i botës” është kapur në kamera nga një kinematograf uji në jug të Australisë.

15:51
Sherr me gazetaren holandeze, Mitsotakis humbet gjakftohtësinë

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis pati një përplasje të ashpër verbale  me një gazetare holandeze gjatë një konference shtyp në Athinë, ku u diskutuan politikat e emigrimit dhe kushtet në kampet e refugjatëve në ishullin greke Samos.

15:49
Gjukanoviç merr revanshin, lëkundet shumica në Malin e Zi

Mali i Zi është në mesin e një krize qeveritare, teksa mosmarrëveshjet po shtohen në radhët e shumicës. Presidenti Millo Gjukanovic, njëherazi kryetar i partisë më të madhe opozitare (PDS), kërkon të marrë revanshin, thotë DW.

15:47
Rrëzimi i qeverisë në Maqedoninë e Veriut/ “E Majta” tërhiqet, bashkë me të edhe disa deputetë të VMRO-DPMNE

Partia “E Majta” dorëzohet dhe tërheq nënshkrimet nga nisma për mocion votëbesimi ndaj Qeverisë. Veprimi i tyre i pasoi rezistencës së deputetit të Alternativës, Skender Rexhepi.

15:43
Yuri Kim për SPAK: Është nivel shumë i lartë suksesi, fiton 90% të rasteve në gjykatë

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim u shpreh e kënaqur me punën e SPAK në këto dy vite, pasi sipas saj SHBA-të kanë investuar jashtëzakonisht shumë për reformën në drejtësi.

15:42
1 milionë euro për transportin urban/ Veliaj tregon në Parlament: I kërkuam qeverisë një subvencion

Transporti publik në kryeqytet dhe mënyrat si mund të përmirësohet shërbimi ishte ndër çështjet e ditës të Komisionit Ekonomik.

15:39
Yuri Kim: Nëse Berisha merr drejtimin e partisë, SHBA ndërpret marrëdhëniet me PD-në

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim është shprehur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndërpresin marrëdhëniet me Partinë Demokratike, nëse kryesimin e saj e merr ish-kryeministri Sali Berisha, i cili është shpallur person non grata nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor.

15:36
“SHBA-të mbështesin nismën Ballkani i Hapur”/ Yuri Kim: Me 1 janar, Shqipëria do jetë anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara mbështesin Ballkanin e Hapur dhe nismat e tjera rajonale që rrisin ndërveprimin me të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, duke nënvizuar se këto nisma duhet të jenë të hapura për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

15:36
Dy sfidat e kombëtares/ Përballja me Anglinë dhe Andorrën

Kombëtarja shqiptare po përgatitet për dy ndeshjet e fundit të kualifikueseve të botërorit 2022 ndaj Anglisë në Wembley dhe Andorrës në Air Albania Stadium.

15:32
Yuri Kim: “Non Grata” e Berishës u bazua në fakte, do shpallen edhe persona të tjerë në Shqipëri

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim deklaroi për gazetaren Anila Hoxha në Top Channel se shpallja “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjarët e tij nga SHBA-të u mbështet vetëm në fakte, duke theksuar se një vendim i tillë erdhi përmes një procesi shumëvjeçar të shqyrtimit të gjithë informacionit.

15:28
Shijak/ 65-vjeçari bie në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shijak. Policia njofton se një 65-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi dyshohet se rreth orës 14:20 në banesën e tij, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

15:27
Nis vjelja e ullinjve/ Lushnje, fermerët thonë se këtë vit ka më pak prodhim dhe më pak vaj ulliri

Vjelja e ullinjve ka nisur prej pak ditësh në Lushnjë, por fermerët janë pesimistë në lidhje me prodhimin.

15:26
Dronët bombardues do të shkaktojnë ‘11 Shtatorin’ e radhës, paralajmëron ushtaraku i lartë amerikan (fotot)

Një ushtarak i lartë i ushtrisë së SHBA ka paralajmëruar së fundmi se dronët e ngarkuar me bomba do të shkaktojnë sulmet terroriste të radhës të stilit të 11 Shtatorit 2001.

15:24
14 raste të reja me COVID-19 sot në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 14 raste të reja me koronavirus nga 1.696 teste.

15:23
Më pak vaksinime te fëmijët/ Mjekët tregojnë se për vaksinën janë paraqitur një e pesta e fëmijëve

Komisoni Teknik i Ekspertëve ftoi që nga 1 Nëntori, të vaksinohen edhe fëmijët nga 12-15 vjeç që kanë probleme shëndetësore, si dhe ata mbi 16 vjeç, me miratimin e prindërve.

15:21
Biden dhe von der Leyen sot diskutojnë për Ballkanin Perëndimor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden do të takohet sot me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Shtëpinë e Bardhë në Uashington dhe një nga temat e diskutimit pritet të jetë situata në Ballkanin Perëndimor, transmeton Reuters.

15:18
Durrës, gjyqi për masakrën e Iranit/ Të afërmit e viktimave të vitit 1988 dëshmojnë para gjykatësve suedezë

Në gjykatën e Durrësit për herë të parë palët ndërgjygjëse nuk do të jenë shqiptare.

15:16
Prova javore/ Banorët duhet të kërcejnë, përfshirë edhe në orët e vona të natës

“Vëllai i Madh” ka prezantuar për banorët provën e re javore.

15:10
Lezhë, magazina mbushet me plehra/ Ndërtesa e vjetër shfrytëzohet si vend për hedhjen e mbeturinave

Grumbujt e mbeturinave zënë vend në çdo cep të kësaj lagjeje duke krijuar erë të pakëndshme nga do.

15:09
Regjistër publik për pedofilët/ Paraqitet në Kuvend kërkesa me 20 mijë firma për ligjin e ri

Kërkesa e 22 mijë shqiptarëve dorëzuar në komisionin parlamentar të ligjeve duket se është shumë afër plotësimit: një regjistër për autorët e krimeve seksuale.

15:09
Elbasan, inertet hidhen në lumenj/ Lugina e lumit Devoll është shkatërruar nga mbeturinat

Edhe pse janë të përcaktuara qartë vendet e grumbullimit të mbetjeve urbane dhe atyre inerte, gjithashtu ekziston një ligj që sanksionon grumbullimin e tyre në këto vende, përsëri në qarkun e Elbasanit dhe sidomos brigjeve të lumenjve, gjen pirgje të tëra të grumbullimi të mbetjeve inerte dhe atyre urbane.  

15:05
Yuri Kim: Do ketë të tjerë Non-Grata! Deklarata e fortë e ambasadores së SHBA dhënë Top Channel

Në intervistën e dhënë për Top Channel, Ambasadorja e SHBA Yuri Kim trajtoi cështjet më të nxehta për politikën dhe drejtësinë në Shqipëri.

15:02
Raportuesja për Shqipërinë kërkon hapjen e negociatave me BE-në

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos tha se Tirana zyrtare ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara për të nisur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

15:01
Holanda pro Shqipërisë në BE/ Zhbllokimi i ngërçit, shpresë te zgjedhjet të dielën në Bullgari

Mark Rutte kryeministër i mbretërisë së Holandës zhvilloi një vizitë disa orëse në Tiranë. Konferenca e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama preku edhe cështjet e integrimit Europian.

15:01
Plumb kokës nga talebanët, shpall martesën fituesja e Nobelit të Paqes

“Tetorin e vitit 2012, një luftëtar taleban u ngjit në autobusin tim të shkollës dhe më qëlloi me plumb në tëmthin e majtë. Plumbi më goditi syrin, kafkën dhe trurin – më preku nervin e fytyrës, çau daullen e veshit dhe theu nyjet e nofullës”.

14:54
Ligjvënësit e SHBA-së “zbarkojnë” në Tajvan/ CNN: Kina nis patrullimet ushtarake

Një delegacion ligjvënësish të Shteteve të Bashkuara mbërriti në Tajvan, zhvillim ky që shkaktoi reagimin e menjëhershëm të Kinës e cila e përshkroi udhëtimin e tyre si një “akt provokimi”.

14:50
Ballkani me sytë nga zgjedhjet bullgare/ Po ra qeveria aktuale, bie edhe vetoja kundër hapjes së bisedimeve me BE

Kriza politike në Bullgari, e cila e coi vendin drejt zgjedhjeve të treta parlamentare brenda më pak se një viti, ka ngjallur shpresa në Shkup e jo vetëm, se një qeveri e re, do të sjellë dhe një qëndrim të ri të Sofjes që ka shkaktuar jo pak kokëçarje me linjën e tij.

14:49
Çka ndodhur në Tiranë? Arrestohen 6 persona, njëri ka goditur punonjësit e policisë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga gjashtë persona dhe ka proceduar penalisht një tjetër për vepra të ndryshme penale.

14:48
Monika i sheh të gjithë banorët si fallco

Monika ka rezervat e saj për gjithë zhvillimet e fundit në shtëpi.

14:47
​Dëshmitari i gjashtë në rastin ndaj Mustafës thotë se është rrahur për shkak të bindjeve politike

Dëshmitari i gjashtë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar(ZPS) në gjykimin ndaj Salih Mustafës, ka thënë se është rrahur e keqtrajtuar nga disa persona gjatë kohës që ai thotë se është mbajtur në një ahur.

14:45
Kapet 23-vjeçarja që ishte dënuar me burg, akuzohej për prostitucion

Policia e Tiranë ka vënë në pranga një 23-vjeçare, e cila ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me 1 muaj burg për veprën penale “Prostitucioni”.

14:43
“Pa vaksinë, nuk hyni”/ Franca me “dorë të hekurt” për imunizimin

Me shtimin e ndjeshëm të infektimeve Franca ka vendosur të ashpërsojë rregullat e imunizimit. personat mbi 65 vjeç atje së shpejti do të lejohen të udhëtojnë ose të vizitojnë restorante vetëm nëse kanë vaksinën përforcuese kundër koronavirusit, tha presidenti francez, Emmanuel Macron.

14:38
‘People’ shpall aktorin 52-vjeçar si mashkullin më seksi në botë për vitin 2021 (FOTO)

Aktori Paul Rudd është zgjedhur si mashkulli më seksi në botë nga revista ‘People’.

14:36
Manastirliu në Qendrën e re Shëndetësore Selitë: Vijojmë me dozën e 3 për grupet e rrezikuara

Tiranë, 10 Nëntor – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nga qendra e re shëndetësore në Selitë, ku ka ndjekur vaksinimin kundër gripit, tha se procesi ka ecur me ritme shumë të mira.

14:34
Zaev shtyn dorëheqjen: Përparësi ka stabiliteti i vendit!

Zoran Zaev duhet të kishte dorëzuar dorëheqjen në Kuvendin e Maqedonisë një ditë më parë, por në vend të kësaj, vendosi që ta shtyjë dhe për pak largimin e tij nga posti i kryeministrit.

14:33
“1150 euro secilit”/ Arrestohet 31-vjeçari në dalje të Pogradecit, po transportonte me kamion 83 emigrantë të paligjshëm

Policia e Pogradecit ka vënë në pranga një 31-vjeçar, i cili u kap në dalje të Pogradecit duke transportuar me kamion 83 emigrantë të paligjshëm.

14:31
Donaldi dhe Iliri pajtohen me njëri-tjetrin

Iliri dhe Donaldi vendosin t’i japin fund të gjithë debateve mes tyre.

14:27
Erdogan “ia mbledh” liderit serb: S’ka luftë tjetër në Bosnje!

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u takua në Ankara me anëtarin serb të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, të cilit duket se i ka përcjellë mesazhe të qarta.

14:26
NATO gati të nisë trupat në Poloni: Gjithçka për të mbrojtur kufirin!

NATO u shpreh e gatshme të ndërhyrjë nëse përshkallëzohet situata në kufirin polak, ku janë dyndur me mijëra emigrantë që kalojnë që Bjellorusia.

14:22
Ndihma e Kinës kushton shtrenjtë: Në qytetin serb, pluhuri i kuq shton kancerin

Disa qindra metra larg furrave të mëdha të fabrikës së çelikut Smedrevo në pronësi kineze në Serbinë qendrore, fshati Radinac është i mbuluar me pluhur të kuq të trashë.

14:16
Serbët sulmojnë muralen e Mlladiç, Vuçiç dërgon xhandarmërinë! 

Lajmi se aktivistja Aida Çorovic ishte arrestuar pasi goditi me vezë një pikture murale me imazhin e kriminelit të luftës, Ratko Mlladic, gjeneral-koloneli që drejtoi ushtrinë serbe gjatë luftrave në ish Jugosllavi, bëri që shumë qytetarë serbë të mblidheshin pas kësaj në të njëjtin vend për të protestuar.

14:15
Balla bashkon politikën në Librazhd në 77-vjetorin e Çlirimit

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulanr Balla mori pjesë në ceremoninë e 77-vjetorit të Çlirimit të Librazhdit.

14:12
“Dorëzohet” Kina/ Xi Jinping: Gati të punojmë me Shtetet e Bashkuara! 

Përpara një takimi të pritshëm virtual me presidentin amerikan Joe Biden, presidenti kinez Xi Jingping deklaroi se vendi i tij është i gatshëm të bashkëpunojë me SHBA-në, me kushtin që mes tyre të ketë respekt reciprok.

14:09
Konferenca e Përgjithshme e UNESCO, Xhaçka: Përfshirja e Kosovës, domosdoshmëri për një bashkëpunim rajonal më efikas

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në sesionin e 41-të të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO, i cili përkoi me 75-vjetorin e krijimit të kësaj organizate.

14:07
Krerët e drejtësisë shqiptare vizitë pune në Gjykatën Kushtetuese Federale dhe Gjykatën Europiane në Strasburg

Një delegacion i nivelit të lartë të drejtuesve të institucioneve kryesore të sistemit të drejtësisë, prej disa ditësh po kryejnë një vizitë pranë Gjykatës Kushtetuese Federale Gjermane si edhe në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

14:07
Rama batuta me kryeministrin holandez: Jemi gjithë flamuj, duket sikur keni fituar kupën…

Nuk kanë munguar edhe batutat nga ana e kryeministrit Rama në konferencën e përbashkët me homologun e Holandes, Mark Rutte.

14:04
’S’mbante më ujë pilafi me Kozakun’/ Fabio Dushku nga burgu: Nuk ishte rrëmbim, shokët e mi i dhanë thjesht një ‘mësim’

I burgosi përjetë Fabio Dushku në një intervistë telefonikë në studion e Shqipëria Live dha versionin e tij për rrëmbimin e Kozak Braçit,një personazh i njohur në Instagram.

14:01
‘Benz-i’ përplas automjetin e policisë, lëndohet shoferi

Një aksident është shënuar mesditën e sotme në vendin e quajtur Rrethrrotullimi i Poshnjes.

13:57
Lihet në burg topografi i Bashkisë së Himarës/ Falsifikoi dokumentet dhe mori në emër të tij tokën, më pas e shiti

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për inxhinierin Elton Marko, i cili u arrestua dje me akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

13:50
Tensionet në Ballkan, Rama: Nuk jemi në prag lufte, por këto janë simptoma të rrezikshme

Gjatë konferencës me homologun e tij holandez, kryeministri Rama ka folur edhe tensioned në Bosnje Hercegovinë dhe shqetësimet për luftë.

13:41
Sabiani i këshillon Ilirit të sqarohet përfundimisht me Donaldin

Marrëdhënia mes Donaldit dhe Ilirit duket se nuk po gjen një stabilitet përfundimtar.

13:40
Llojet e femrave që meshkujt përpiqen t’i shmangin

Tërheqja mes meshkujve dhe femrave është një temë për të cilën mund të flitet pafund, shumica e quajnë ‘kimi’ dhe pothuajse të gjithë kanë menduar se çfarë e bën dikë tërheqës.

13:36
Integrimi/ Rama: Proces kompleks, por i pakthyeshëm! BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor

Kryeministri Edi Rama u shpreh se tashmë procesi i integrimit në Bashkimin Europian është shumë kompleks, por i pakthyeshëm në të njëjtën kohë.

13:33
“Rama, i respektuar në të gjithë rajonin”/ Kryeministri holandez: Ballkani i hapur, nismë pozitive që ndihmon në integrimin!

Në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Rama, Kryeministrin holandez foli edhe për nismën ‘Open Balkan’.

13:30
“Nuk janë shenja të mira”/ Rama flet për situatën në rajon: Ballkani i Hapur nuk është çelësi magjik, por i shërben qëllimit

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët që mbajti me homologun e tij Holandez, Mark Rutte u pyet edhe për situatën në rajon.

13:23
Holanda s’lejonte integrimin e Shqipërisë në BE/ Kryeministri Rutte sqaron: Bazoheshim te raportet e KE-së. Sot vendi juaj…

Kryeministri holandez, Mark Rutte ka treguar arsyet pse për shumë vite Holanda i kishte vënë veton BE-së, kur bëhej fjala për integrimin në Bashkimin Europian.

13:16
Kryeministri holandez vizitë zyrtare në vendin tonë: Shqipëria ka bërë shumë përparim, jemi dakord të hapim negociatat

Shqipëria ka bërë përparim në shumë fusha dhe për këtë arsye meriton hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, u shpreh kryeministri holandez Mark Rutte, në një vizitë zyrtare në vendin tonë.

13:11
Rama në konferencë me Rutte: E falënderoj për kontributin personal për heqjen e vetos bullgare që mban peng integrimin

Kryeministri i vendit tonë, Edi Rama, gjatë konferencës për media që mbajti së bashku me homologun e tij holandez, Mark Rutte, tha se në takim u fol edhe për integrimin.

13:07
Konferenca e përbashkët me homologun holandez/ Rama: Ju desh të fitonte 4 palë zgjedhje që të vinte në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar konferencën e përbashkët me kryeministrin holandez, Mark Rute.

12:52
Video/ E veshur me xhup deri në fund të këmbëve, vajza nga Lezha del natën e armatosur. Frikësohen banorët, momenti kur nxjerr armën dhe…

Një ngjarje aspak e zakontë raportohet nga Lezha!

12:51
Loja dyshe/ Kledi sqaron pse zgjodhi Arjolën dhe jo Donaldin

Duke filluar që nga e premtja banorët do të luajnë të ndarë në çifte. 

12:39
Kapet autori i plagosjes së një personi në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 25-vjeçar, i cili është shpallur në kërkim për disa vepra penale. 

12:31
Talenti i Kosovës nuk shkon në kombëtare, i jep prioritet ambientimit me klubin e ri

Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë dy ndeshje në muajin nëntor teksa sot pret në një miqësore Jordaninë, ndërsa pas katër ditëve luan ndaj Greqisë në transfertë takimin e vlefshëm për Katar 2022.

12:28
Një politikan serb hedh ngjyrë në muralin e Mlladiqit

Në Serbi ka vazhduar edhe të mërkurën (10 nëntor) shprehja e pakënaqësisë me vendosjen e një murali me imazhin e Ratko Mlladiqit, ish-komandant i ushtrisë serbe në Bosnje e Hercegovinë, i dënuar për gjenocid në Srebrenicë.

12:23
Shiten të gjitha biletat në Wembley/ Armando Broja do t’i bashkohet ekipit në Angli-Shqipëri

Ndeshja e së premtes e Shqipërisë në “Wembley” përballë Anglisë komplikohet disi në sajë të mungesave jo pak të rëndësishme si Gjimshiti, Balliu dhe Rei Majnaj.

12:20
“Mund të isha penalizuar”, Einxhel për Fifin: Nuk e mbyll dot me një falje

Pajtimi i Semit dhe Fifit duket se nuk la një shije të mirë tek disa prej banorëve.

12:16
Bulqizë/ Arrestohet 20-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar

Policia e Bulqizës ka vënë në pranga një 20-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja”  dhe “Armëmbajtje pa leje”.

12:12
Energjia e pastër mungon në Kosovë/ Nuk ka asnjë zë në projektbuxhetin e ri

Qeveria e Kosovës nuk ka paraparë asnjë projekt për energji të ripërtërishme në projektbuxhetin për vitin 2022.

12:06
Pedofilët në regjistër kombëtar/ Dorëzohet kërkesa në Kuvend

Pothuaj gjithë nëntori është muaji i fjongos blu që nënkupton ndërgjegjësimin kundër dhunës ndaj fëmijëve dhe të drejtave të tyre.

12:05
Kontrolle në pikat kufitare/ Drejtori i Përgjithshëm i Policisë: Të fokusuar për të parandaluar krimet ndërkufitare dhe trafiqet e paligjshme

“Jemi të fokusuar për të parandaluar e goditur krimet ndërkufitare dhe trafiqet e paligjshme”, u shpreh drejtori i Policisë Gledis Nano, në një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave Genti Gazheli.

12:05
Koronavirusi/ Edhe 100 mijë të vdekur të tjerë këtë dimër në Gjermani?

Virologu i njohur gjerman, Christian Drosten ka paralajmëruar Gjermaninë. Nëse vendi nuk bën përpara me vaksinimin, mund të ketë edhe 100.000 të vdekur të tjerë në muajt e ardhshëm, thotë ai.

11:56
Modelet më të veçanta të flokëve, 18-vjeçarja mahnit me stilimet e saj

Qoftë një model i përditshëm apo një model i veçantë, të gjithë duam që flokët të duken në formën e tyre më të mirë

11:52
Vrasja e biznesmenit Ruzhdi Hoxha/ Gjykata lë në burg autorin dhe vëllain e tij

Gjykata ka vendosur të lërë në burg autorët e vrasjes së biznesmenit Ruzhdi Hoxha, Ferdinant Rrushi dhe vëllain e tij Pajtim Rushi. Mësohet se gjatë seancës së zhvilluar ata nuk kanë dhënë asnjë deklarim lidhur me ngjarjen.

11:46
Plagosje me sende të forta dhe vjedhje me dhunë, arrestohen dy persona në Vlorë

Policia e Vlorës ka vënë nën pranga dy persona, njëri prej tyre i akuzuar për vjedhje me dhunë, ndërsa tjetri për plagosjen e një personi.

11:37
Dënimi i ish-kryeprokurorit me 2 vite burg/ Apeli rrëzon kërkesën e Adriatik Llallës, lë në fuqi vendimin

Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi që të lërë në fuqi vendimin për dënimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

11:35
Mbërrin kryeministri holandez në Tiranë, pritet me ceremoni zyrtare nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një ceremoni zyrtare homologun e tij, kryeministrin holandez Mark Rutte.

11:20
“Patate në drekë e fasule në darkë për 365 ditë të vitit, trajtim ç’njerëzor”! Të dënuarit e Peqinit prej dy javësh në grevë urie

Rreth 200 të dënuar në burgun e Peqinit kanë hyrë në një grevë urie dhe kanë refuzuar ajrimin, pasi sipas tyre po trajtohen në kushte jo njerëzore.

11:18
”Ti je e ngecur”/ Donaldi dhe Monika sqarohen pas spektaklit

Spektakli i mbëmshëm nxiti shumë nga banorët për të sqaruar gjëra që mbase ishin lënë pezull për një kohë të gjatë.

11:17
Shkarkohet drejtoresha e ZVAP në Elbasan, paralajmërohet shkarkimi i shumicës së Drejtorëve

Në Qarkun e Elbasanit nga kjo javë është paralajmëruar se do nisë vala e shkarkimit të pjesës dërrmuese të Drejtorëve të institucioneve dhe të mjaft drejtorive me qëllim rritjen e performancës së punës e mbi të gjitha ofrimin e shërbimeve sa më dinjitose e cilësore për qytetarët nga ana e këtyre institucioneve.

11:15
Falsifikuan testin COVID për të kaluar në BE, 5 të arrestuar, 3 në kërkim

Pesë persona janë arrestuar nga policia, tre janë shpallur në kërkim dhe tre po ndiqen në gjendje të lirë me akuzën e falsifikimit të testeve COVID për të kaluar drejt vendeve të BE-së.

11:06
Edmond Spaho kunjë Bashës, përgëzon Erion Veliajn: “Ka përmirësim të dukshëm në pastrimin e Tiranës”

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka vlerësuar punën e kryebashkiakut Erion Veliaj për pastrimin e qytetit të Tiranës.

11:04
”Keq të jesh mik, keq të jesh armiku yt”, Fifi dhe Iliri sqarohen me njëri-tjetrin

Spektakli i mbrëmshëm nxiti një krisje në marrëdhënien mes Ilirit dhe Fifit.

11:00
SHISH kërkon të punësojë agjentë: Cilat janë kriteret

Shërbimi Informativ Shtetëror kërkon të punësojë shtetas, të cilët pas konkurrimit do t’i nënshtrohen edhe një trajnimi. Në një njoftim, SHISH thotë se nevojat janë fokusuar në “inspektorë që janë të gatshëm për të punuar në terren dhe jashtë vendbanimit”.

10:55
Pa patentë në timon dhe me drogë me vete, arrestohet 21-vjeçari

Një i ri që drejtonte mjetin pa leje drejtimi u arrestua sot në Laç.