Rrëzimi i qeverisë në Maqedoninë e Veriut/ “E Majta” tërhiqet, bashkë me të edhe disa deputetë të VMRO-DPMNE

10/11/2021 15:47

Partia “E Majta” dorëzohet dhe tërheq nënshkrimet nga nisma për mocion votëbesimi ndaj Qeverisë. Veprimi i tyre i pasoi rezistencës së deputetit të Alternativës, Skender Rexhepi.

Nisma e dorëzuar ditën e hënë do të procedohet si e plotësuar dhe të enjten do të jetë në rend dite për votim. Bashkë me deputetët e të Majtës janë tërhequr edhe disa deputet të VMRO-DPMNE-së. VMRO-DPMNE-ja gjithashtu beson se mosbesimi ndaj Qeverisë Zaev do të votohet me mbi 61 deputetë.

“E njëjta do të mbetet në procedurë dhe për të do të votohet të enjten. Do të ketë më pak nënshkrime nga ato që ishin në fillim pra jo 61, por do të ketë më shumë se 61 në votimin e saj, përkatësisht do të votojnë për mosbesim ndaj Qeverisë”, ka thënë deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, raporton Alsat.

Me tërheqjen e Apasiev, bie poshtë paralajmërimi për nismë të re e cila mund të shtyjë afatin e seancës për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë. Kërkesa për tërheqje është arkivuar, ndërsa mësohet se në listë nuk ka deputet shqiptar të cilët janë tërhequr.

Top Channel