Spektakli i mbrëmshëm nxiti një krisje në marrëdhënien mes Ilirit dhe Fifit.

Raporti mes tyre është ftohur ndjeshëm ditët e fundit dhe për këtë gjë dyshja ka vendosur të sqarohet njëherë e mirë me njëri-tjetrin.

‘’Kur kam parë reagimin tënd për sa i përket Arditit kam thënë se hall të jesh mik me Fifin hall të jesh armik. Është njësoj si t’ja bëja unë Sabianit këtë gjë’’,- tha Iliri.

Nga ana tjetër Fifi pranoi se është distancuar nga Iliri për shkak të disa dyshimeve që ka shfaqur ai lidhur me alencat që Fifi po krijon në shtëpi.

‘’Në një klip kam parë që ke pyetur se me cilin grup jam unë, dhe mua kjo më ka mërzitur. Gjithashtu ka pasur disa gjëra për Granitin që ndryshe m’i ke thënë mua dhe ndryshe kanë dalë gjatë spektaklit’’,- tha Fifi.

Fifi shtoi se e gjitha ishte pjesë e një provokimi për të parë se si do të reagonte Iliri.

 

Top Channel