Holanda pro Shqipërisë në BE/ Zhbllokimi i ngërçit, shpresë te zgjedhjet të dielën në Bullgari

10/11/2021 15:01

Mark Rutte kryeministër i mbretërisë së Holandës zhvilloi një vizitë disa orëse në Tiranë. Konferenca e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama preku edhe cështjet e integrimit Europian.

Rama- “Kemi folur për momentin ku jemi, e dimë shumë mirë që Holanda, Franca e Gjermania dhe të gjithë janë absolutisht gati për t’u ulur si Bashkim Evropian, në konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për të nisur formalisht procesin e gjatë të negociatave, por duhet zgjidhur ngërçi i krijuar nga vetoja e Bullgarisë”.

Ajo cfarë deklaroi kryeministri Mark Rutte rikonfrimon pozicionimin e Holandës nga një vënd bllokues në mbështetës të celjes së konferencës së parë ndërqeveritare më BE-n.

MARK RUTTE- Për të nisur Konferencën e Parë Ndërqeveritare është thelbësore të zgjidhet çështja e Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut. Shpresoj të arrihet kjo gjë. Ju keni bërë shumë. Kemi një marrëdhënie shumë të ngushtë bashkëpunimi në këto dy vjet me Shipqërinë në fushën e drejtësisë për përmirësimin e rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit, por edhe fakti i të qenit rigoroz e të drejtë. Progesi ka qenë i madh që e beri të mundur të themi PO. Ka arsye gjeopolitike dhe gjeostrategjike për ta bërë një gjë të tillë.

Kryeministri Rutte duke folur për situatën e tensionuar në Bosnje dhe për këtë akuzoi influencën ruse bëri këtë koment për Ballkanin e Hapur.

MARK RUTTE- Ne jemi të favor të integrimin rajonal për sa kohë është i hapur për këto. Ndihmon që të punohet drejt hapave të mëtejshëm në bisedimet e anëtarësimit në mënyrë që të bëhet një hapësirë për atë që ndodh më tej. Jam i shqetësuar për Bosnjën sepse duket sikur serbët e Bosnjës po shkelin hapur marrëveshjen e Dejtonit. Po punojmë shumë për të stabilizuar situatën.

Megjithëse nuk është tifoz më Holandën, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu lavdet për Tulipanët.

Rama- Ka shumë ndjekës dhe tifozë të kombëtares holandeze, për ta është ditë e veçantë se flamurët janë në të gjitha rrugët. Kështu që dihet se sikur më në fund e fituat kupën e botës.

Top Channel