Shijak/ 65-vjeçari bie në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë

10/11/2021 15:28
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shijak. Policia njofton se një 65-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi dyshohet se rreth orës 14:20 në banesën e tij, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

“Me datë 10.11.2021, rreth orës 14:20, dyshohet se shtetasi A. D., 65 vjeç, banues në Shijak, në banesën  e tij dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike e për pasojë ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel