Falsifikuan testin COVID për të kaluar në BE, 5 të arrestuar, 3 në kërkim

10/11/2021 11:15

Pesë persona janë arrestuar nga policia, tre janë shpallur në kërkim dhe tre po ndiqen në gjendje të lirë me akuzën e falsifikimit të testeve COVID për të kaluar drejt vendeve të BE-së.

Të arrestuar për veprat penale dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe falsifikim të dokumenteve; B. Gj. 54 vjeç, M. S. 40 vjeçe, I. K. 24 vjeç, K. P. 23 vjeç dhe B. K. 36 vjeç.

U proceduan në gjendje të lirë për falsifikim; F. D. 40 vjeç, G. S. 16 vjeç dhe I. S. 15 vjeçe.

Në kërkim për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit; I. D. 40 vjeç, O. Sh. 38 vjeç dhe A. E. 23 vjeç.

sipas policisë, shtetasit M. S, I. K, K. P, F. D, G. S dhe I. S, janë kapur në flagrancë në mjetin fugon i cili drejtohej nga shtetasi B. Gj, në pikën kufitare të Morinës me analiza laboratorike të cilat dyshohen se janë të falsifikuara me qëllim kalimin për në Kosovë dhe më pas me destinacion vendet e BE-së.

Ndërsa shtetasit B. Gj, I. D, O. Sh, A. E dhe B. K, dyshohet se kanë dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetasve të lartpërmendur. Gjithashtu, shtetasi B. K, ka kryer dhe falsifikimin e analizave të laboratorike të PCR-së, duke i bërë në një pikë interneti.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel