Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulanr Balla mori pjesë në ceremoninë e 77-vjetorit të Çlirimit të Librazhdit.

Balla në këtë ditë të shënuar për Librazhdin bëri bashkë politikën, pasi në ceremoni mori pjesë dhe Kryetari i Partisë Demokratike të Librazhdit Bujar Vreto.

“Kënaqësia është edhe nga fakti që kur bie fjala për një kontribut të veçantë të zonës sonë, deri sot të gjithë së bashku nga përfaqësues të Partisë Socialiste, Përfaqësues të Partisë Demokratike, të pushtetit vendor dhe atij qëndror përmes Prefektit dhe ky është modeli që në fakt ne duhet që të japim kur bie fjala edhe kur është në diskutim çështje të një rëndësie kombëtare, natyrshëm që ne duhet të jemi bashkë”, tha Balla.

Sipas Ballës Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare ishte një luftë e drejtë për të çliruar vendin.

“Ajo që pasi vazhdimin në 1945 ishte diçka që natyrshëm ka dritwhije, këndvështrimet e veta por që natyrshëm ishte një diktaturë e cila ka marrë këndështrimin e luftës”, tha Balla.

Fjala e plotë e Taulant Ballës:

Unë nuk mund ta fsheh dot kënaqësinë e këtij përvjetori sot, i cili natyrshëm përfaqëson një prej atyre momenteve më të rëndësishme të historisë sonë ku krahina e gjithë Librazhdit ka dhënë kontributin e vet të pazëvendësueshëm në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare.

Kënaqësia është edhe nga fakti që kur bie fjala për një kontribut të veçantë të zonës sonë, deri sot të gjithë së bashku nga përfaqësues të Partisë Socialiste, Përfaqësues të Partisë Demokratike, të pushtetit vendor dhe atij qëndror përmes Prefektit dhe ky është modeli që në fakt ne duhet që të japim kur bie fjala edhe kur është në diskutim çështje të një rëndësie kombëtare, natyrshëm që ne duhet të jemi bashkë. Dhe në fakt kjo duhet të jetë edhe filozofia jonë dhe e punës edhe në Kuvendin e Shqipërisë ku unë me besimin tuaj duhet të drejtoj grupin e shumicës parlamentare, por mendoj që me të njëjtën qasje duhet të kemi edhe me opozitën në kuadër të një bashkëpunimi shumë herë më të madh në dobi të vendit dhe të interesave të vendit tonë.

Shumë faleminderit të gjithë përfaqësuesve të gjithë partive politike që janë sot këtu, sepse këtu nga Librazhdi ne japim një mesazh të nevojshëm për Shqipërinë në këto momente kyçe të rrugës europiane të Shqipërisë.

Në fakt jemi ende në një luftë, një luftë me një armik të padukshëm i cili vazhdon të kërcënojë edhe pse i kemi lehtësuar sadopak masat mbrojtëse. Apeli im është që ne duhet ta çojmë këtë fitore të kësaj lufte deri në fund, (me uljen e temperaturave natyrshëm do të ketl edhe rritje të numrit të rasteve) ndaj do t`i kërkroja çdo banori të Librazhdit, çdo strukture shtetwrore, ne do të rrisim kujdesin sikurse do të rrisim solidaritetin për ata që kanë më shumë nevojë në këto kohë të vështira.

Të dashur motra dhe vëllezër lufta antifashiste nacional çlirimtare është një nga ato momente që ne shqiptarët na bën shumë krenar. Na bën krenar për faktin qw jo vetëm u radhitëm në mes të vendeve fituese të asaj lufte por na bën krenar për një fakt që jemi i vetmi vend në Europë që u çlirua tërësisht me forcat e veta, me gjakun e 28.000 vëllezërve dhe motrave, dëshmorë të atdheut dhe natyrshëm me një përpjekje dhe me një organizim të shkëlqyer, por nuk duhet të harrojmë asnjëhere që në këto 30 vite që ka patur një përpjekje për të hedhur baltë në luftën Aifashiste Nacinal Çirimtare dhe ka patur përpjekje për ta lidhur luftën antifashiste me atë që pasoi pas vitit 1945. Ato janë tërësisht të ndryshme nga njëra-tjetra dhe nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën. Lufta Antifashiste ishte një luftë e drejtë për të çliruar vendin. Ajo që pasi vazhdimin në 1945 ishte diçka që natyrshëm ka dritlhije, këndvështrimet e veta por që natyrshëm ishte një diktaturë e cila ka marrë këndështrimin e luftës.

Ajo që na duhet është që sot ne të vazhdojmë në shkolla, në aktivitete në përkujdesjen e të gjitha atyre objekteve që përkujtojnë luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare. Ne çdo vit kemi rikonstruktuar dhe do të vazhdojmë të rikostruktojmë lapidarw apo monumente të tjera që e përkujtojnë luftën. Kështu që në këtë përvjetor të 77 unë dua që ta falenderoj çdo banor, çdo kontributor të rrethit tonë të nderuar të Librazhdit që gjithmonë mblidhemi edhe për 10 nëntorin, do ju bëja apel të mblidheshim edhe për 29 nëntorin, edhe në 5 maj sepse janë data shumë të rëndësishme.

Një popull që respekton të rënët për liri është një popull liridashës dhe kjo e karaterizon popullin shqiptar.

Shumë faleminderit të gjithëve, ta gëzojmë 10 nëntorin, ta gëzojmë çlirimin e Librazhdit. Rroftë populli i Librazhdit.

Top Channel