Dronët bombardues do të shkaktojnë ‘11 Shtatorin’ e radhës, paralajmëron ushtaraku i lartë amerikan (fotot)

10/11/2021 15:26

Një ushtarak i lartë i ushtrisë së SHBA ka paralajmëruar së fundmi se dronët e ngarkuar me bomba do të shkaktojnë sulmet terroriste të radhës të stilit të 11 Shtatorit 2001.

Kreu ushtarak që preferoi të mbetej anonim, tha në intervistën me rrjetin Newsweek se një skenar me dronë të vegjël të shumëfishtë  “mund të jetë në lojë”.

“Vras mendjen se çfarë mund të bënim disa sisteme të tilla të armatosura me bomba do të fluturonin në një stadium të mbushur me njerëz”.

“Kjo do të shkaktonte shumë dëme dhe është një skenar që mund të jetë potencialisht në lojë.”

Zyrtari vijoi më tej të shpjegonte se para sulmeve të 11 Shtatorit  idea e një sulmi terrorist ajror përmendej vetëm në lidhje me kamikazët japonezë të Luftës II Botërore.

Ndërsa filmi i skenaristit Tom Clancy në vitin 1994 i titulluar “Borxhi i nderit” – për një avion të marrë peng që përplasej në ndërtesën e Capitol në Uashington, ishte vetëm një histori e sajuar para sulmeve të 11 Shtatorit.

“Duket se nuk kishim njohuri specifike për këtë deri para sulmeve të 9/11 por në fakt Tom Clancy kishte shkruar një libër për çështjen,” tha zyrtari amerikan.

Ai konfirmoi se “nuk ka njohuri specifike” për kërcënime të tilla por ka shqetësime për arsye të “përhapjes së gjerë të dronëve të vegjël, të cilët të ngarkuar me eksploziv mudn të shkaktojnë dëme të mëdha.

Që prej viteve të 11 Shtatorit, dronët janë tashmë të lirë, më inteligjentë dhe më të gjindshëm për organizatat terroriste.

Dronët janë evoluar në një “kërcënim të ri emergent”, tha zyrtari ushtarak në intervistën me Newsweek dhe janë përdorur tashmë në të tjera akte luftarake të profilit të lartë.

Javën e kaluar tre dronë u përdorën në tentativën e vrasjes së kryeminsitrit të Irakut në rezidencën e tij.

Ndërsa në 2018, dy dronë me eksplozivë shënjestruan  presidentin e Venezuelës Nicolás Maduro i cili arriti t’i shpëtonte i gjallë atentatit.

Në shkurt rebelët jemenitë Houthi përdorën dronë të ngarkuar me bomba për të sulmuar aeroportin  e Artabisë Saudite.

Rebelët Houthi më pas morën përgjegjësinë për sulmin duke thënë se katër dronë me bomba u përdorën në sumin ndaj aeroportit saudit të Abha.

FOTO GALERI
1/3
Izraeli perdor drone per te leshuar gaz lotsjelles ndaj protestuesve palestineze

Top Channel