Ndihma e Kinës kushton shtrenjtë: Në qytetin serb, pluhuri i kuq shton kancerin

10/11/2021 14:22

Disa qindra metra larg furrave të mëdha të fabrikës së çelikut Smedrevo në pronësi kineze në Serbinë qendrore, fshati Radinac është i mbuluar me pluhur të kuq të trashë.

Normat e kancerit janë katërfishuar në më pak se një dekadë dhe banorët duan që fabrika të pastrohet ose të mbyllet.Zoran, një pacient 70 vjecar me kancer në fyt, tha se banorët detyrohen t`i thajnë rrobat në ambjente të mbyllura, dhe të përdorin uthull për të pastruar pluhurin nga makinat. “Nuk mund të lahet me ujë.

Nuk dalim dot jashtë, nuk guxojmë”, shprehet ai. Sipas të dhënave nga organi i shëndetit publik Smederevo, komuna me rreth 100,000 banorë raportoi 6,866 raste të kësaj sëmundjeje në 2019, nga 1,738 që kishte në 2011.

Fabrika thotë se ka investuar 300 milionë euro në teknologji dhe reduktim të ndotjes që kur prodhuesi më i madh i çelikut në Kinë, Hesteel, e bleu atë nga shteti serb për 46 milionë euro pesë vjet më parë.

Edhe pse menaxherët e saj pretendojnë të kundërtën, aktivistët thonë se kjo fabrikë është shembulli i qartë sesi format industrial kineze injorojnë standartet e ndotjes.

Kina ka investuar miliarda euro në Serbi, një vend që synon anëtarësimin ne bllokun europian por që vazhdon të ketë një marrëdhënie të trazuar me perëndimin, dhe ka farkëtuar lidhje të ngushta me Pekinin.

Top Channel