Sulmet kibernetike dhe alarmet për bombë, shërbimet europiane të sigurisë hetojnë dyshimet për përfshirjen ruse Përpara një takimi të pritshëm virtual me presidentin amerikan Joe Biden, presidenti kinez Xi Jingping deklaroi se vendi i tij është i gatshëm të bashkëpunojë me SHBA-në, me kushtin që mes tyre të ketë respekt reciprok.
Këtë lloj termi, Pekini e përdor zakonisht kur kërkon më shumë favore komunikimi nga Shtetet e Bashkuara. “Në këto momente, marrëdhëniet SHBA-Kinë janë në një pikë kritike historike”, thotë Xi në një letër drejtuar Komitetit Kombëtar për marrëdhëniet mes këtyre dy vendeve. “Secila palë do të fitonte nga bashkëpunimi, e do të humbiste nga përballja. Bashkëpunimi është zgjedhja e vetmja e drejtë”, ka shkruar ai.
Biden dhe Jingping pritet të zhvillojnë një takim virtual javën që vjen, sipas agjencisë së lajmeve Reuters. Në fillim të tetorit, CNBC raportoi se dy liderët e kishin planifikuar mbajtjen e një takimit të tillë përpara fundit të vitit. Letra vjen në kohën kur Xi pritet ta konsolidojë edhe më shumë fuqinë e tij në një takim politik të nivelit të lartë këtë javë në Pekin. Lideri kinez i ka përmbysur limitet e mandateve presidenciale, ç’ka i lejon tashmë që të qëndrojë në pushtet edhe pas dy mandateve.
Tensionet mes SHBA-se dhe Kinës janë përshkallëzuar ndjeshëm vitet e fundit, dhe Washingtoni u zotua për të parën herë të ndërhyjë në një konflikt për mbrojtjen e Tajvanit, nëse sulmohet nga Kina.
Top Channel