Plumb kokës nga talebanët, shpall martesën fituesja e Nobelit të Paqes

10/11/2021 15:01

“Tetorin e vitit 2012, një luftëtar taleban u ngjit në autobusin tim të shkollës dhe më qëlloi me plumb në tëmthin e majtë. Plumbi më goditi syrin, kafkën dhe trurin – më preku nervin e fytyrës, çau daullen e veshit dhe theu nyjet e nofullës”.

Malala Yousafzai, e kujtonte me këto fjalë atentatin që për pak i mori jetën. Ishte vetëm 15 vjeçe kur u sulmua për shkak të fushatës që bënte për shkollimin e vajzave në Pakistan. Dy vjet më vonë, Malala do të bëhej personi më i ri që ka fituar  Çmimin Nobel të Paqes. Tani, përmes një lajmi të gëzuar për të të cilin deshi ta ndante me të gjithë, aktivistja tregoi se as urrejtja, dhe as plumbat nuk e detyruan dot qe te mos e vazhdonte kauzën e saj apo te rindërtonte jetën e vet.

Tashmë 24 vjeçe, pakistanezja që lufton për të drejtat e grave  ka lidhur kurorë me partnerin Asser Malik, me një ceremoni islamike në Britani, ku vajza prej kohësh ka gjetur strehim. Bashkëshorti i Malales, sipas profilit të tij në “Twitter”, është menaxher biznesi që aktualisht punon në Bordin e Kriketit të Pakistanit. Postimi i shoqëruar me imazhe të saj dhe të bashkëshortit dhe u pëlqye nga dhjetëra-mijëra ndjekës.

Top Channel