“Rama, i respektuar në të gjithë rajonin”/ Kryeministri holandez: Ballkani i hapur, nismë pozitive që ndihmon në integrimin!

10/11/2021 13:33

Në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Rama, Kryeministrin holandez foli edhe për nismën ‘Open Balkan’.

Rutte ka shprehur hapur mbështetjen për “Ballkanin e Hapur” madje i ka bërë thirrje Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës që të bëhen pjesë e kësaj nisme.

Kryeministri holandez tha se nisma e Ballkanit të Hapur ndihmon në fuqizimin e tregut të përbashkët të rajonit që do ndihmojë vendet në procesin e zgjerimit.

Më tej, kryeministri shpreh edhe shqetësimin e tij në lidhje me situatën në Bosnje Hercegovinë për të cilën thotë se serbët e Bosnjës po shkelin hapur marrëveshjen e Dejtonit.

“Jemi në favor të integrimit rajonal për aq kohë sa është i hapur për këdo, sepse ndihmon që po kështu të punohet drejt hapave të mëtejshëm në bisedimet e anëtarësimit duke përdorur standardet dhe kuadrat e BE në mënyrë që të bëhet një lloj hapësinore.  Jam i shqetësuar për Bosnjën sepse duket sikur serbët e Bosnjës po shkelin hapur marrëveshjen e Dejtonit. Po punojmë shumë për të stabilizuar situatën. Kjo thekson nevojën e dialogut.

Mark Rutte theksoi rëndësinë e udhëheqjes nga politikanë të lartë në Ballkan, duke vlerësuar Ramën si shembull i mirë në këtë drejtim. Sipas Rutte, kryeministri shqiptar është i respektuar në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor

“Rama është shembull vërtetë i mirë që është i respektuar në të gjithë Rajonin dhe është mjaft aktiv për të bërë atë që duhet që Rajoni të jetë sa më i stabilizuar. Anë negative është një influencë në rritje të Rusisë dhe Kinës dhe ne duam që këtu të jetë e pranishme influenca e BE dhe jo ajo rus e dhe kineze nevojën”, tha Rutte.

Top Channel