Ekstremistët kërcënojnë live gazetarin serb, raportonte për muralen e Mlladiç!

10/11/2021 16:16

Kjo është Serbia sot, vendi ku policët mbrojnë muralen e një të dënuari për krime lufte dhe genocid si Mlladici, por të fortët janë të lirë të kërcënojnë një gazetar teksa përmend emrin, është mesazhi që shoqëon videon e shpërndarë në Twitter, ku shihet sesi një reporter serb, i cili po raportonte live mbi tensionet e krijuara pas arrestimit të aktivisteve që goditën grafitin me vezë.

Pamjet tregojnë sesi ektremistët afrohen në mënyrë kërcënuese, duke intidimuar gazetarin…

Në Serbi ka vazhduar shprehja e pakënaqësisë me vendosjen e një murali me imazhin e Ratko Mlladicit, ish-komandant i ushtrisë serbe në Bosnje e Hercegovinë, i dënuar për genocid në Srebrenicë.

Gjorgjo Zujovic, një zyrtar i Partisë Socialdemokrate të Serbisë, hodhi ngjyrë në muralin e vendosur në një rrugë qëndrore të Beogradit.

Një ditë më parë, Ministria serbe e Punëve të Brendshme ndaloi një tubim të organizatës Nisma e Rinisë për të Drejtat e Njeriut në Serbi, e cila kërkonte mbulimin e murales së Mlladicit.

Top Channel