Kontrolle në pikat kufitare/ Drejtori i Përgjithshëm i Policisë: Të fokusuar për të parandaluar krimet ndërkufitare dhe trafiqet e paligjshme

10/11/2021 12:05

“Jemi të fokusuar për të parandaluar e goditur krimet ndërkufitare dhe trafiqet e paligjshme”, u shpreh drejtori i Policisë Gledis Nano, në një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave Genti Gazheli.

Policia e Shtetit është e angazhuar për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet dhe agjencitë ligjzbatuese, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në cilëndo fushë që ajo shfaqet. Jemi të fokusuar për të parandaluar e goditur krimet ndërkufitare dhe trafiqet e paligjshme dhe në këtë aspekt bashkëpunimi me autoritetet doganore është shumë i rëndësishëm”, është shprehur Nano në takimin e përbashkët.

Ndërsa drejtori i Përgjithshëm i Doganave u ndal te rëndësia e kontrolleve të vazhdueshme në portin e Durrësit:

Modeli i bashkëpunimit dhe funksionimit të Task Forcës në Portin e Durrësit është pikë reference për ta orientuar bashkëpunimin drejt këtij modeli në çdo pikë të kalimit kufitar. Strukturat doganore janë të predispozuara për të mbështetur strukturat policore dhe hetimore në parandalimin, hetimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale që tentohet të kryhet nëpërmjet pikave doganore”.

 

 

 

 

 

 

 

Top Channel