Plagosja me armë zjarri në Durrës/ Arrestohet 18-vjeçari, ndihmoi autorin për t’u larguar nga vendngjarja

10/11/2021 16:23

Një adoleshent është arrestuar nga policia e Durrësit pasi ishte shpallur në kërkim për një plagosje me armë zjarri.

18-vjeçari i identifikuar me inicialet S.K., banues në Durrës, është vënë në pranga pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, më datë 21.07.2021, i ka caktuar masën me “Arrest në burg”, në mungesë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Më datë 10.07.2021, në fshatin Shënvlash, Durrës, ka ndihmuar shtetasin L. K., për t’u larguar nga vendi i ngjarjes pasi ky i fundit ka plagosur me armë zjarri një shtetas.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel