Lajmi se aktivistja Aida Çorovic ishte arrestuar pasi goditi me vezë një pikture murale me imazhin e kriminelit të luftës, Ratko Mlladic, gjeneral-koloneli që drejtoi ushtrinë serbe gjatë luftrave në ish Jugosllavi, bëri që shumë qytetarë serbë të mblidheshin pas kësaj në të njëjtin vend për të protestuar.

Por nga sa shkruajnë në rrjetet sociale aktivistë të ndryshëm serbë, në mbrojtje të muralit ka dalë xhandarmëria vendase, e cila nuk i lejon qytetarët të afrohen.

Shkrimtari serb, Vladimir Arsenijevic ishte dëshmitar i ndalimit të Aida Çorovit nga efektivë të veshur civilë. I gjithë shteti i Serbisë, me fuqinë e tij, sulmon një grua në moshë. Kjo gjë është anormale, unë thjesht u përpoqa ta mbrojë atë”, është shprehur ai i cituar nga gazeta serbe Nova. Shkrimtari shtoi se “kur dikush hedh një vezë në një mural me imazhin e një krimineli lufte, është një akt simbolik. Është paradoksale që mblidhen kaq shumë forca policie për ta mbrojtur një art të rrugës, nëse mund të quhet kështu madje, dhe për t’i trajtuar në atë mënyrë njerëzit që përpiqen ta lënë një mesazh”.

Top Channel