Në Qarkun e Elbasanit nga kjo javë është paralajmëruar se do nisë vala e shkarkimit të pjesës dërrmuese të Drejtorëve të institucioneve dhe të mjaft drejtorive me qëllim rritjen e performancës së punës e mbi të gjitha ofrimin e shërbimeve sa më dinjitose e cilësore për qytetarët nga ana e këtyre institucioneve.

Pas zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit edhe nga vetë mazhoranca janë  kritikuar Drejtorët në Qarkun e Elbasanit për punën e cila nuk ka qenë në nivelin e kërkuar nga PS. Në një situatë të tillë pas disa muaj konsultimesh PS ka reaguar  dhe  ka kërkuar ndryshime cilësore në aspektin drejtues të institucioneve publike.

Paraditen e sotme është komunikuar shkarkimi zj.Anila Çota dhe z.Ermir Çela është emëruar Drejtor i Zyrës Vendore te Arsimit Parauniversitar Elbasan. Çela është pedagog i jashtëm pranë departamentit të Matematikës në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan dhe  mbante detyrën e Drejtorit në Gjimnazin “Konstandin Kristoforidhi”

Top Channel