Ilustruese

Një aksident është shënuar mesditën e sotme në vendin e quajtur Rrethrrotullimi i Poshnjes.

Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se një ‘Benz’ është përplasur me një automjet policisë dhe për pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i ‘Benzit’.

“Sot rreth orës 12:00 në vendin e quajtur Rrethrrotullimi i Poshnjes, shtetasi E.Zh, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me automjetin e Policisë i cili drejtohej nga punonjësi i policisë në shërbim, shtetasi A.Xh. Si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi E.Zh, i cili ka marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Berat”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel